Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 119 raste të reja të infeksionit Covid dhe 8 viktima.
Gjithashtu janë shëruar edhe 118 pacientë.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13.334 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 516, ndërsa të shëruarit numërohen në 9.473.
Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale. Deri të premten, mbi 400 persona kanë qenë të hospitalizuar në këto institucione shëndetësore.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 83 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.
Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31 365 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 711.
Gjatë 24 orëve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 37 raste të reja Covid dhe 4 viktima
Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 14330 për një total prej 600 viktimash që prej fillimit të pandemisë, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 11 mijë
Komente







