Covid/ Vazhdon rritja e fortë e infeksionit nga koronavirusi në Ballkan! Austria planifikon të nxjerrë ushtrinë në kufi

Ballkan duket se pandemia Covid-19 ka fituar terren, pas një periudhe rënie progresive të rasteve që javët e fundit kishin çuar në besimin se epidemia shpejt do të përfundonte.

Vendi më i prekur në rajon mbetet Rumania, ku në 24 orët e kaluara ka pati mbi 760  infeksione dhe 17 vdekje, të cilat e rritën totalin e vdekjeve në më shumë se 2000 kurse të prekurve në më shumë se 37 mijë.

Austria ndërkohë, me ndihmën e ushtrisë ka vendosur për të rritur kontrollet kufitare me Slloveninë, Serbinë, Bosnjen dhe Rumaninë, teksa ka anuluar edhe fluturimet me Beogradin, Sarajevën dhe Bukureshtin, ndërsa shpresa e vetme e turistëve nga këto vende mbetet Shqipëria, e cila i ka kufijtë, ajtorë dhe tokësorë të hapura me të gjitha vendet e Rajonit.

Kurba virale vazhdon të mbetet e lartë gjithashtu në Serbi, ku autoritetet raportuan se totali i të testuarve pozitiv është rreth 121 mijë. Për shkak të këtyre të dhënave, BE-ja e përjashtoi atë bashkë me Malin e Zi nga lista e vendeve të sigurta nga pikëpamja pandemike.

Në Maqedoninë e Veriut, e izoluar pothuajse nme të gjitha vendet fqinje dhe ato të BE-së, situate Covid mbetet e rënduar, teksa çdo ditë raportohen shifra afër dhe mbi dhjetë vdekjesh, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve është mbi 9000

Përhapja e pandemisë po zgjerohet me shpejtësi edhe në Malin e Zi. Vendi që shpalli të fituar luftën me infeksionin më 2 qershor ka raportuar rreth 2000 raste aktive koronavirusi.

Edhe në Kroaci të prekurit janë rritur ndjeshëm në krahasim me muajin e kaluar, për gjithsej afro 4500 infeksione dhe 120 viktima.

Slloveni, e cila edhe ajo deklaroi rreth një muaj e gjysmë më parë fundin e Covid, deri më tani ka pasur 112 vdekje dhe rreth 1500 të identifikua pozitivë.

Kurba e koronavirusit është në rritje prej disa javësh edhe në Kosovë dhe Bosnje  Hercegovinë, vende këto që së bashku me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë përfshirë nga Ministria e Shëndetësisë, në listën e vendeve që iu ndalohet hyrja edhe në Itali, të paktën deri në fund të Korrikut.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë