Në Britaninë e Madhe, Ministri I Shëndetësisë Matt Hancock konfirmoi se nga mesnata, do të vendosen kufizime të reja të distancës sociale në pjesë të Anglisë Veri-Lindore, masë kjo për arsye të rritjes së rasteve të reja të identifikua të prekur nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë rajonin.
Masat e raja do zbatohen në shtatë zona, - Neëcastle, Sunderland, South Tyneside, North Tyneside, Gateshead, Northumberland dhe Durham.
Kufizimet përfshijnë ndalimin e shoqërimit me njerëz jashtë bërthamës familjare, ndalimin e tubimeve, restorantet do ofrojnë shërbim vetëm me dërgesa në familje dhe bashkë me pub-et, do të operojnë deri në orën 22:00
Llogaritet se kufizimet do të prekin më shumë se 2 milionë njerëz.
Nga ana tjetër, Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se po mendonte të kufizonte orët e bareve dhe lokaleve dhe të vendoste më shumë bllokime për të parandaluar një valë të dytë të infeksioneve të reja të koronavirusit.
Johnson i tha tabloidit ”The Sun” se ai donte të shmangte një tjetër bllokadë kombëtare, mes spekulimeve që ai mund të paraqiste një të tillë nëse infeksionet vazhdonin të rriteshin.
Ai tha që pub-et do të porositeshin të mbylleshin herët, duke përmendur “kohët e vjetra”, kur atyre u duhej të mbylleshin deri në orën 11:00 me kohën lokale.
“Gjëja kryesore tani është që unë nuk dua të kthehem në një pengesë të madhe që bllokon biznesin”, tha ai.
Johnson paralajmëroi se ai duhej të merrte masa “të vështira”, duke përfshirë një kufi prej gjashtë personash për shumicën e tubimeve, për të lejuar familjet të shijonin pushimet e Krishtlindjeve në fund të vitit.
“Pra, nëse mund ta kapim tani, mund ta ndalojmë valën, të ndalojmë majën, të ndalojmë të keqen që ka përfshirë botën”, theksoi ai.
Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe u regjistruan rreth 4000 raste të reja dhe 20 viktima. Totai i të prekurve është rritur në më shumë se 378 mijë kurse numri i përgjithsëm i viktimave ka shkuar në 41 684
Lajmi kryesor: