Covid-19, 114 viktima brenda 24 orësh në Suedi. Qeveria ndërron kurs, pritet të miratojë masa kufizuese

Covid-19, 114 viktima brenda 24 orësh në Suedi. Qeveria ndërron kurs, pritet të miratojë masa kufizuese

Më shumë se njëqind njerëz të infektuar me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e kaluara në Suedi.

Vendi, me pak më shumë se 10.3 milion banorë, deri tani kishte qenë në një lloj qetësie të rreme epidemike dhe qeveria kishte vendosur të mos merrte masa izoluese në përpjekje për të frenuar koronavirusin. Me 7693 të infektuar dhe 591 të vdekur, me një vdekshmëri dukshëm më të lartë se ajo në vendet e tjera skandinave, më në fund qeveria ka vendosur të të heqë dorë nga linja e butë e ndjekur.

Sipas 'SkyNews24', qeveria në Stokholm pritet të miratojë masa kufizuese si dhe vendet e tjera europiane, përballë rrezikut që numri i viktimave të rritet ndjeshëm.

Në Suedi masat e marra deri më tani kanë të bëjnë vetëm me mbylljen e shkollave për disa cikle dhe ndalimin e tubimeve kur numri i pjesëmarrësve është mbi 50 personave.

Me situatën që përkeqësohet në mënyrë progresive, qeveria Socialdemokrate ka kërkuar më shumë fuqi ligjore në rast se do të vendosë të mbyll aeroportet, pjesë të transportit publik apo dhe mbyllje të aktiviteteve tregtare, veç atyre esenciale.

Kryeministri Stefan Lofven tani ka pranuar se kriza mund të zgjasë me muaj dhe se autoritetet po përgatiten për skenarin e mijëra vdekjeve.


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen