COVID-19/ 274 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit ! Infektohet komentatori i njohur sportiv, dërgohet me urgjencë në Turqi

COVID-19/ 274 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit ! Infektohet komentatori i njohur sportiv, dërgohet me urgjencë në Turqi

Komentatori sportiv Kostandin Grillo

Ditët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e numrit të të infektuarve me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 274 persona, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Edhe komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo është infektuar me COVID dhe është dërguar me urgjencë për kurim në Turqi.

Nga 4 799 testime të kryera, 274 qytetarë rezultuan pozitiv në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.

Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë.

Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë. 

Muaji gusht është muaji i vaksinimit të hapur ku qytetarët + 18 vjeç mund të vaksinohen për t'u mbrojtur nga COVID-19, ndërsa Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në kryeqytet Bruna Shiroka tha për Report Tv  se për vaksinën  Pfizer nuk ka më kritere diagnostikuese, por mund ta bëjë çdo qytetar i interesuar mbi moshën 18 vjeç.

Statistika (12 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         274

Të shëruar në 24 orë       46

Të shtruar në spitale       37

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4799

Testime totale             947,527

Raste pozitive             134,761

Raste të shëruara       130,549

Raste Aktive                    1,752

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             645

Shkodër          249

Vlorë               163

Elbasan           148

Fier                  172

Lezhë              95

Durrës             90

Berat               44

Kukës              38

Gjirokastër       56

Korçë               37

Dibër                 15

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Infektohet me Covid-19 komentatori i njohur sportiv, dërgohet me urgjencë në Turqi

Infektohet me Covid-19 komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo. Kosta Grillo sot pasdite është nisur për mjekim të specializuar në Turqi në spitalin Memorial që është i specializuar për koronavirusin. Kosta Grillo përveçse komentator dhe gazetar prej vitesh është edhe menaxher futbollistësh. Grillo nuk ishte infektuar më parë me Covid dhe prej disa ditësh ka qenë i shtruar në një spital privat në Tiranë dhe sot është dërguar në Turqi. Mësohet se gjendja e tij është e vështirë por jo serioze pra jo kritike.

Komentatori i njohur sportiv Kostandin Grillo
I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar