Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 35 raste të reja dhe vetëm një humbje jete. Lajmi i mirë është që prej ditësh vijon të mos ketë asnjë pacientë të intubuar në spitalet COVID, ndërsa vetëm 7 persona janë në terapi intensive.

Nga 3167 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë të  identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (21 Maj 2021)

Raste të reja ditore         35

Të shëruar në 24 orë      556

Të shtruar në spitale      61

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3,167 

Testime totale            691,876

Raste pozitive             132,153

Raste të shëruara        128,425

Raste Aktive                  1,287

Humbje jete                  2,441

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         822

Korçë            117

Shkodër       86

Vlorë             55

Elbasan        38

Lezhë           37

Gjirokastër   37

Berat             37

Fier               29

Durrës          16

Kukës           12

Dibër           1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Sot janë kryer 5103 vaksinime, në total që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ mbi 708 mijë vaksinime

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin. Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se sot janë kryer, 5103 vaksinime. Ndërkohë në të gjithë vendin në total, në nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’, janë kryer 708.074.

Postimi i ministres Ogerta Manastirliu