448 raste të reja, 15 viktima nga COVID-19! Humb jetën infermierja, prej një muaji ishte shtruar te Sanatoriumi

448 raste të reja, 15 viktima nga COVID-19! Humb jetën infermierja, prej një muaji ishte shtruar te Sanatoriumi

Është rritur numri i viktimave në vendin tonë si pasojë e COVID në 024 orët e fundit. Gjatë ditës së sotme u shënuan 448 raste të reja nga 2475 testime të kryera, ku qarku më i prekur është Tirana e ndjekur nga Shkodra, Gjirokastra e Durrësit.

Gjithashtu janë shënuar 15 viktima të moshave nga  59-87 vjeç. Fatkeqësisht një humbje jete është shënuar nga bluzat e bardha ku një infermiere nga Librazhdi nuk mund të fitojë betejën e saj edhe pse ishte e shtruar prej rreth 1 muaj të COVID-2.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç.   

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (24 Mars 2021)

Raste të reja ditore       448

Të shëruar në 24 orë     696

Të shtruar në spitale      357

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore               2475

Testime totale            539,438

Raste pozitive             122,295

Raste të shëruara         87,193

Raste Aktive               32,931

Humbje jete                2171

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22556

Fier       2605

Durrës    1424

Vlorë     1309

Shkodër    1233

Gjirokastër 1258

Korçë     764

Lezhë     569

Elbasan   426

Kukës     344

Dibër     327

Berat      116

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:04
E infektuar me COVID-19, humb jetën infermierja! Prej një muaji ishte shtruar te Sanatoriumi

LIBRAZHD- COVID-19 i ka marrë jetën një infermiereje nga Librazhdi.

Mësohet se nuk ka fituar dot betejën me virusin e pabesë Fatime Poçi. Mësohet se Poçi prej një muaji ishte e shtruar në Sanatorium, teksa prej 2 ditësh ishte e intubuar.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga COVID-19.

Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”, shkruhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë. 

I.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan