Të sulmosh Ramën duke mbrojtur Bullgarinë është thuajse akt antikombëtar

Të sulmosh Ramën duke mbrojtur Bullgarinë është thuajse akt antikombëtar

Edi Rama

Është e vërtetë se Shqipëria ka plotë probleme e duhet t'i përmbush të gjitha kushtet për tu bërë pjesë e BE! Është po aq e vërtetë, se asnjë vend nuk i ka përmbush në perfeksion kriteret kur është bërë pjesë e BE! Madje, disa vende të tjera edhe pasi janë bërë pjesë e BE, nuk u janë përmbajtur kushteve që kishin përmbushur për tu bërë pjesë! E kemi raste të tilla si rasti i krizës së Greqisë! A kanë probleme edhe vendet që janë pjesë e BE? Pafundësisht e kemi rastet e Kroacisë, Greqisë dhe madje edhe të vetë Bullgarisë! A ka qenë anëtarësimi  proces politik më shumë se edhe meritë? Sigurisht dhe në këto vende bëjnë pjesë ata të zgjerimit të 2004, që për nga standardet ishin larg vendeve të tjera! A ka edhe sot brenda BE që kanë problem e që bëjnë dallime mes tyre? Sigurisht që po e këtu mund të krahasojmë tre vendet themeluese si Gjermania, Franca dhe Italia? Standardet e ndryshme duke përfshirë edhe ato ekonomike nuk janë njësoj, po ashtu as koeficientët e demokracisë, të arsimit dhe indekse të tjera! A mund të ketë shtete që janë perfekte dhe duan të bëhen pjesë e BE? Jo, sepse vetëm BE e po ashtu procesi i integrimit dhe anëtarësimit janë ideuar si një mundësi për të përmirësuar një vend dhe t'i dhënë një shans që të jetë më i mirë sesa është! Është po ashtu e vërtetë se kemi deklarata të vendeve të BE si Gjermania e po ashtu edhe të drejtuesve të lartë të institucioneve të BE, që flasin se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, por problem real është Bullgaria!

Sinqerisht, në këtë situatë, kur shikoj që disa politikanë arrijnë deri në pikën që akuzojnë e sulmojnë Ramën dhe mbrojnë Bullgarinë, nuk mendoj gjë tjetër veçse, këta janë "tradhtarë" të interesave të shqiptarëve  dhe të Shqipërisë! Të bësh politikë për çështje të brendshme është një gjë dhe të besh politikë të përçarë të jashtme është gjë tjerët! Problemet e konfliktet e brendshme t'i transmetosh edhe në politikën ndërkombëtare është e gabuar!

Shqipëria nuk e ka privilegjin e saj të jetë e ndarë në politikën e jashtme dhe në qëllimet e saj! Mes Bullgarisë apo mes çdo vendi të huaj dhe kryeministrit tim, zgjedh këtë të fundit, kushdo qoftë ai dhe pavarësisht se cilin subjekt politik përfaqëson! Shpresoj, e kam besim se Bullgaria, falë vendeve të BE, forumeve të saj si dhe mbi të gjitha falë nevojës së saj për të qenë pjesë e BE, do të reflektoj e do të sillet në lartësinë e vendit që i takon kundrejt Maqedonisë së Veriut e ndaj çdo vendi tjetër! E drejta e vetos duhet të hiqet në Ballkan, ndryshe nëse do e vazhdojnë me një gjë të tillë, do të na detyrojnë ta bëjmë edhe ne  shqiptarët dhe i bie që me veton tonë të lëmë jashtë thuajse krejt Ballkanin Perëndimor! Nëse ka një komb që ka pretendime reale në Ballkan e që i janë bërë padrejtësi historike kjo është Shqipëria dhe shqiptarët, por përsëri po shikojmë përpara dhe po japin modelin më të mirë për një të ardhme të përbashkët duke lënë pas shpatullave të kaluarën! Nuk kanë asnjë faj brezat e të ardhmes që të paguajnë gabimet e padrejtësitë e të kaluarës, sepse ishin rrethana të tjera e sot kemi mundësi të krijojmë rrethana të tjera, sigurisht më të mira se të kaluarat, sepse kemi leksione e pasoja të mjaftueshme! Të gjithë së bashku mund të mësojmë nga gabimet e të kaluarës e të mos i përsërisim më! Këtë kemi mundësi ta bëjmë të gjithë së bashku, me popujve, pa i ndarë në miq dhe në armiq!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatos: 26/06/2022 17:33

    Pa zbukurime ne teme shqip. USA bllokoi fluturimin e Lavrov nga Bullgaria per Beograd dhe nuk heq veton e Bullgarise per anetaresim! Mos mbro plerat se i dine te gjitha! Si gazetar ne jeten tende mendo vetem nje dite te vitit per SHQIPERINE,pastaj eshtee drejta jote te na shkruash cfare mendon. Faleminderit

    Përgjigju
  • Arbërori: 25/06/2022 12:44

    Kush e mbron këtë tradhtarë ështé vet edhe më tradhtarë !

    Përgjigju
  • Greku: 25/06/2022 12:29

    Bravo RAMES ju perplasi ne fytyr bullgarve trgoi she nje here we eshte shqiptar patriot dhe ata qe e kritikojne e kane treguar veten qe jane anti shqiptare

    Përgjigju
  • Lali: 25/06/2022 10:48

    Rama eshte si politikanet e tjere Shqiptar shume te keqija dhe shume pak te mira por atyre pisave te bullgarise shume mire jua beri dhe keshtu te vazhdoj te sillet me te gjithe Europianet sepse jane maskarenj mashtrusa dhe te pabese te tregoj dinjitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë