45 është numri i rasteve pozitive me COVID-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së Bashkisë Berat. Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitiv 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni.
Koronavirusi ka prekur dhe disa mësuese e nxënës në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.
Një mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe një nxënës në shkollën jo publike "Irfan Ngjeqari" në Berat rezultojnë të infektuar me COVID-19.
Mjekët epidemiologë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se për shkak se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura është i pamundur procesi i depistimit dhe hetimit të rasteve të kontaktit.
Mes rasteve të konfirmuara pozitive në qarkun e Beratit vihet re edhe një numër i lartë pensionistësh që ka ardhur në rritje nga dita në ditë. 20 pensionistë janë konfirmuar të prekur me koronavirus ndërkohë që 17 është numri i personave të papunë të infektuar me COVID-19.
Sipas mjekëve epidemiologë, rastet me COVID-19 të pensionistëve dhe personave të papunë janë raste të regjistruara brenda familjes dhe që janë shtuar nga grumbullimet gjatë festave të fundvitit dhe ardhjes së emigrantëve pranë familjes për këto festa.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi 725 raste të reja me COVID në të gjithë vendin si dhe 7 viktima të tjera.
Lajmi kryesor:
Ulen rastet ditore/ 697 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Burimi i Sinecit, Gjykata e Beratit vendos në favor të banorëve: Çështja nuk pushohet, zgjaten afatet e hetimit
12 Shkurt, 15:54
-
Berati, qyteti i preferuar i turistëve të huaj edhe në dimër! 900 mijë vizituan qytetin e UNESCO-s vitin e kaluar
9 Shkurt, 17:42
-
'The Telegraph': Qyteti historik i Gjirokastrës, ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne (FOTO)
9 Shkurt, 08:58
-
Berat/ Punëtorin e zuri poshtë një masiv guri dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori në Berat (EMRI)
7 Shkurt, 11:38
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44
-
‘Antikorrupsioni’ në Berat, shoqëria civile dhe pushteti vendor diskutojnë gjetjet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar
4 Shkurt, 23:08
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38
-
Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda u lë porositë policëve për zgjedhjet e 11 majit: Mos u shoqëroni me politikanë
30 Janar, 20:29
-
‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon', Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh
29 Janar, 16:41
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
Situatë kritike në Berat, mjekja infeksioniste: Gripi i tipit A shkakton komplikacione te fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë
27 Janar, 11:44