Ulen rastet ditore/ 697 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend

Ulen rastet ditore/ 697 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vend

Pamje nga spitali infektiv

697 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ky është bilanci i raportuar nga ministria e Shëndetësisë, në të cilin vihet re se ka një ulje të rasteve ditore krahasur me dje.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç. Gjithsej janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë, 

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", apelon ministria.

COVID-19 – Statistika (07 Janar 2021)

Raste të reja ditore         697

Të shëruar në 24 orë      433

Të shtruar në spitale      260

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore               3,668

Testime totale            280,381

Raste pozitive              61,705

Raste të shëruara         36,535

Raste Aktive                23,947

Humbje jete                 1223

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13857

Fier                        1743

Shkodër               1309

Durrës  1238

Vlorë     960

Lezhë    958

Korçë    881

Elbasan                 851

Berat     776

Dibër     515

Gjirokastër 457

Kukës    402

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:24
COVID-19/ 45 raste pozitive në Berat, infektohen policë, punonjës të administratës së bashkisë mësues e nxënës

45 është numri i rasteve pozitive me COVID-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së Bashkisë Berat. Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitiv 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni.

Koronavirusi ka prekur dhe disa mësuese e nxënës në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura.

Një mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe një nxënës në shkollën jo publike "Irfan Ngjeqari" në Berat rezultojnë të infektuar me COVID-19.

Mjekët epidemiologë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se për shkak se shkollat vijojnë të jenë të mbyllura është i pamundur procesi i depistimit dhe hetimit të rasteve të kontaktit.

Mes rasteve të konfirmuara pozitive në qarkun e Beratit vihet re edhe një numër i lartë pensionistësh që ka ardhur në rritje nga dita në ditë. 20 pensionistë janë konfirmuar të prekur me koronavirus ndërkohë që 17 është numri i personave të papunë të infektuar me COVID-19.

Sipas mjekëve epidemiologë, rastet me COVID-19 të pensionistëve dhe personave të papunë janë raste të regjistruara brenda familjes dhe që janë shtuar nga grumbullimet gjatë festave të fundvitit dhe ardhjes së emigrantëve pranë familjes për këto festa.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi 725 raste të reja me COVID në të gjithë vendin si dhe 7 viktima të tjera.
 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë