COVID19/ Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, 10 raste të reja dhe 16 të shëruar! Vetëm 20 të shtruar në spital

COVID19/ Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit, 10 raste të reja dhe 16 të shëruar! Vetëm 20 të shtruar në spital

Spitali Infektiv

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se nuk është regjistruar asnjë humbje jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit ndërkohë që nga 2224 testime kanë rezultuar pozitive 10 raste të reja, ndërsa 16 janë të shëruar. Në total numri i të shëruarve ka shkuar në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar si më poshtë:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në njoftim Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10

Të shëruar në 24 orë      16

Të shtruar në spitale      20

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983

Raste pozitive             132,459

Raste të shëruara        129,842

Raste Aktive                  164

Humbje jete                  2,453

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48

Tiranë          39

Berat             20

Elbasan        14

Lezhë           11

Durrës          10

Gjirokastër    7

Korçë            6

Dibër             3

Fier                3

Vlorë              2

Kukës           1

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë