COVID-19, Biden thirrje bizneseve të detyrojnë punëtorët të vaksinohen: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë

COVID-19, Biden thirrje bizneseve të detyrojnë punëtorët të vaksinohen: E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë

Presidenti i SHBA, Joe Biden

SHBA- Presidenti SHBA, Joe Biden u ka bërë sërish thirrje bizneseve amerikane që t’i detyrojnë punëtorët e tyre të marrin vaksinën kundër COVID-19, duke theksuar se vetëm kështu do të “mposhtim” pandeminë.

"Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur pandeminë sesa të vaksinohen shumica dërrmuese e popullit amerikan,", tha ai.

Në javët e ardhme, me shumë se 100 milionë amerikanë do t’i nënështrohen udhërti të ri nga Biden.

Muajin e kaluar, Biden ka urdhëruar që të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët të vaksinohen, ndërsa punëdhënësit privatë me 100 ose më shumë punëtorë të kërkojnë nga personeli që të vaksinohet deri më 8 dhjetor, ose të testohet çdo javë për koronavirus.

Si presidenti ashtu edhe njerëzit shpresojë të lënë pas pandeminë që ka marrë jetën e mëshumë se 700 mijë amerikanëve. Bizneset e shohin vaksinimin si një mundësi drejt rigjallërimit të ekonomisë.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet