COVID-19/ Bizneseve u falen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin në 3-mujorin e parë të 2020

COVID-19/ Bizneseve u falen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin në 3-mujorin e parë të 2020

Bizneset që janë gjobitur për shkak të vonesës së pagimit të kësteve paraprake të Tatim-Fitimit për 3-mujorin e parë të 2020 do t'u falen. Kushdo biznes që e ka paguar këtë gjobë aktualisht do të mund ta përdori atë për detyrime tatimore të mëvonshme.  Ky vendim i Ministrisë së Financave vjen si ndihmë dhe përkrahje të këtyre subjekteve për shkaka të pandemisë.

Në kuadër të lehtësimit të veprimtarisë ekonomike të subjekteve private, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se Administrata Tatimore do të anuloje gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020 të subjekteve dhe bizneseve, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

Administrata Tatimore do të do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë