-
Në 3 muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €
Në tre muajit e parë të vitit janë mbledhur më shumë se 1.6 miliardë euro të ardhura, duke u rritur me afro 76 milionë euro krahasuar me vjet. Ministria e Financave thotë se ndikim kryesor në këtë rritje kanë dhënë tatimet mbi pagat e kontributet. Në këtë periudhë ka rënë aktiviteti i bizneseve dhe nuk u realizuan parashikimet për të ardhurat doganore.
23 Prill, 17:01 -
Tabaku depoziton amendamentin me ndryshimet e ligjit: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029
Deputetja Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend amendamentin për ndryshime në projektligjin ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’ që të përjashtohen nga tatim fitimi profesionet e lira dhe biznesi i vogël. Tabaku kërkon që për individët tregtarë; të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029.
29 Mars 2023, 11:11 -
Politikë
‘Kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak’, Braçe publikon si ndodh në SHBA: Ky nuk është komunizëm por kapitalizëm
Zëvendëskryeministri Erion Braçe i ka dhënë një përgjigje të gjitha kritikave në lidhje me tatimin në bazë të fitimit, duke publikuar politikat që ndiqen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
11 Maj 2021, 11:37 -
Viti nis me rënie të ardhurash! Në janar u mblodhën 6.9 mln € më pak se në 2020, ndikimin më të madh heqja e tatim-fitimit
Me 6.9 milionë euro kanë rënë të ardhurat në muajin e parë të vitit 2021. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në janar u mblodhën në total 284.6 milionë euro, dhe rënia më e lartë ishte tek tatimi mbi fitimin që mblidhet nga biznesi.
1 Mars 2021, 17:02 -
Rama: Tatim fitimi zero dhe tvsh zero deri në vitin 2029 për bizneset e vogla
Kryeministri Edi Rama thotë se për bizneset e vogla do të ketë tatim fitimi zero dhe tvsh zero deri në vitin 2029. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se në vitin 2013 ishin 60 mijë biznese të vogla ndërsa sot janë 100 mijë dhe do rriten shpejt në mandatin e tretë.
25 Shkurt 2021, 20:53 -
Vendimet që hynë në fuqi në 2021, Braçe: Zero tatim-fitimi për xhiro deri në 14 mln lekë, rritet paga minimale dhe pagat për mësuesit e mjekët
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Brace shkruan se gjatë janarit 2021 hyjnë në fuqi shumë vendime të rëndësisihem ekonomike për shqiptarët.
2 Janar 2021, 10:07 -
Rrogat mbi 150 mijë tatohen aq sa biznesi madh! Tatim 23% për 17 mijë punonjës me paga të larta
Punonjësit që kanë rroga mbi 150 mijë lekë, paguajnë tatim mbi të ardhurat personale 23%, aq sa paguan edhe biznesi i madh në vend. Në këtë mënyrë paga e lartë tatohet aq sa edhe një subjekt që ka qarkullim vjetor 14 milionë lekë, ose 140 mijë dollarë.
12 Tetor 2020, 21:31 -
Hyn në fuqi vendimi/ Nga 1 janar 2021 pragu i ri i TVSH-së 10 mln lekë! Humbjet nga heqja e tatim-fitimit 300 mln lekë në vit
Ka hyrë në fuqi vendimi për të hequr tatimin mbi fitimin për bizneset e vogla me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Humbjet vjetore të këtij përjashtimi pritet të jenë 300 milionë lekë në vit. Po ashtu duke filluar nga 1 janari 2021 pragu i ri i TVSH-së do të jetë 10 milionë lekë, dhe nga ky përjashtim përfitojnë mbi 40 mijë biznese.
30 Korrik 2020, 21:15 -
COVID-19/ Bizneseve u falen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin në 3-mujorin e parë të 2020
Bizneset që janë gjobitur për shkak të vonesës së pagimit të kësteve paraprake të Tatim-Fitimit për 3-mujorin e parë të 2020 do t'u falen. Kushdo biznes që e ka paguar këtë gjobë aktualisht do të mund ta përdori atë për detyrime tatimore të mëvonshme.
23 Korrik 2020, 15:56 -
Hiqet tatim-fitimi për bizneset e vogla, fasha e re e TVSH-së deri në 8 mln lekë
Qeveria miraton projektligjin që i hap rrugën heqjes së tatimit mbi fitimin të bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë. Ndërkohë që është vendosur që pragu i ri i TVSH-së të jetë 8 milionë lekë nga 2 që është aktualisht.
15 Korrik 2020, 19:34 -
Heqja e dy tatimeve, eksperti për Report Tv: Nismë e nxitur, duhet studiuar, nxit informalitetin
Në të njëjtën linjë me Fondin Monetar Ndërkombëtar edhe ekspertët kanë rezerva për heqjen e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin. Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi këto ndryshime dëmtojnë sistemin tatimor dhe nxisin informalitetin.
2 Korrik 2020, 16:36 -
FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat
Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.
2 Korrik 2020, 07:51 -
Ministrja e Financave takim me FMN! Në fokus rimëkëmbja e ekonomisë dhe heqja e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogël
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nis konsultimet me FMN-në për dy nismat kryesore të qeverisë heqja e TVSH-së dhe e tatim fitimit, si dhe rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit. Gjatë takimit online të zhvilluar Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka thënë se të ndikuar edhe nga situata e pandemisë këto përjashtime janë të nevojshme.
1 Korrik 2020, 19:16 -
Heqja e TVSH-së/ Burime: Në diskutim edhe pragu i tatimit, mund të rritet nga 2 në 8 mln lekë
Dy janë drafte kryesore që po diskutohen në Ministrinë e Financave për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Burime konfidenciale thonë për Report TV se versioni i parë është heqja totale e TVSH-së për këtë kategori, dhe versioni i dytë është që fasha e re të mos jetë 14 milionë lekë por 8 milionë lekë.
27 Qershor 2020, 16:34 -
Meta dekreton kredinë nga FMN dhe shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ për shtyrjen e parapagesave të tatim-fitimit për bizneset. Kreu i shtetit e konsideron këtë akt normativ si të domosdoshëm dhe që mbështet kryesisht bizneset e vogla që janë edhe më të prekurit nga pandemia COVID-19.
16 Qershor 2020, 12:44 -
Ahmetaj konfirmon: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël deri në 2029
Biznesi i vogël nuk do të paguaj tatim mbi fitimin deri në vitin 2029. Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, ndërsa këtë të premte ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha se heqja e tatimit është pjesë e planit kombëtar deri në vitin 2030.
5 Qershor 2020, 15:56 -
Rama lajm të mirë për biznesin e vogël: Do heqim taksat deri në 2029
Rama tha se po punohet për një ligj që bizneset e vogla me xhiro vjetore 140 mijë dollarë të mos paguajnë asnjë taksë deri në vitin 2029. Ai shtoi gjithashtu se po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.
4 Qershor 2020, 23:10 -
Shtyrja e parapagimit të këstit të tatimit mbi fitimin, eksperti: Frymëmarrje për biznesin, u shpëtua nga rreziku për falimentim
Qeveria ka vendosur të shtyjë pagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center për në vitin 2021, ndërsa biznesi i madh do të rifillojë pagimin në tetor të këtij viti. Ndërkohë biznesi I vogël nuk do ti paguaj këto këste. Për ekspertin fiskal Sotiraq Dhamo ky vendim i jep frymëmarrje biznesit dhe shpëton shumicën nga falimentimi.
25 Prill 2020, 14:14 -
Shtyhet në 2021 parapagimi këstit të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center, biznesi i madh rifillon pagimin e këstit në tetor 2020
Të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë nuk do te paguajnë këstet e parapagimit të tatim fitimit, për vitin 2020. Këto parapagesa kryhen për çdo tremujor bazuar në fitimin e një viti më parë.
24 Prill 2020, 22:10 -
Report TV siguron Aktin Normativ/ Ja si do të shtyhet pagesa e këstit të tatimfitimit deri në shtatori, kategoritë që përfitojnë
Qeveria lehtëson ose shtyn pagesën e kësteve të tatimfitimit, pra atë këst që, duke filluar nga muaji prill të çdo viti, të gjitha ndërmarrjet duhet ta derdhin në arkën e Tatimeve në formë parapagimi. Report TV siguron draftin e Aktit Normativ. Jo të gjitha subjektet mund të përfitojnë nga kjo lehtësi
14 Prill 2020, 17:40