Covid-19/ Edhe një grup shkencëtarësh amerikanë këmbëngulin se Covid transmetohet nga ajri

Covid-19/ Edhe një grup shkencëtarësh amerikanë këmbëngulin se Covid transmetohet nga ajri

"Ekziston një nevojë urgjente për të standardizuar debatet mbi mënyrat e transmetimit të virusit Covid për të patur strategji më efektive të kontrollit dhe për të patur udhëzime të qarta dhe të qëndrueshme për publikun."

Kështu nis një letër e hapur e disa shkencëtarë amerikanë, të bindur se lajmet e përhapura nga media mund të shkaktojnë edhe më shumë dëme sesa vetë pandemia.

Letra është nënshkruar nga shkencëtarë nga disa universitete amerikane, përfshirë universitetet në San Diego, Maryland, Virginia Tech.

Në letrën e botuar gjithashtu në revistën "Science", shkencëtarët thonë se ka "prova të shumta" që ajri është një nga rrugët kryesore "të transmetimit të Covid”.

Deri tani të gjithë pranojnë fkatin se Covid-19 transmetohet përmes pikave të mëdha të pështymës, kur kollitemi ose teshtimë, por ende nuk ka unanimitet nëse infeksioni ndodh edhe përmes aerosoleve, domethënë pikave shumë më të vogla që mund të udhëtojnë më larg dhe të qëndrojnë pezull në ajër më gjatë.

Viruset e aerosolit "mund të mbeten në ajër për shumë sekonda ose orë, si dhe tymi, dhe të thithen" dhe se ato janë "shumë të përqendruara pranë një personi të infektuar, kështu që aerosoli mund të infektojnë më lehtë njerëzit që janë afër", thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, përveç përdorimit të maskës, distancës së sigurisë dhe higjienës, studiuesit nxisin zyrtarët e shëndetit publik të "kuptojnë rëndësinë e aktiviteteve në natyrë, të marrin masa që përmirësojnë ajrin në ambientet e brendshme duke përdorur ventilimin dhe filtrimin".

Në letër thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që njerëzit të mbajnë maska ​​"në çdo kohë, në ndërtesa publike dhe në hapësira të mbyllura"

Shkencëtarët shkruajnë për "nevojën urgjente për të harmonizuar diskutimet se si transmetohet Covid, për të siguruar strategji më efektive të kontrollit dhe për të siguruar udhëzime të qarta për publikun".

Viruset në aerosole me më pak se 100 mikronë, thonë shkencëtarët, mund të qëndrojnë në ajër në një hapësirë ​​të kufizuar për periudha të gjata kohore dhe të mbeten grumbull aty kua ambientet janë pak të ajrosura


Lajmi kryesor:

Covid/ SHBA përditëson udhëzimet: Qëndroni mbi 6 m larg nga burimi i infeksionit, përhapet nga ajri...


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit