Covid-19, fillon lehtësimi i masave të izolimit dhe bllokimit në Kosovë

Covid-19, fillon lehtësimi i masave të izolimit dhe bllokimit në Kosovë

Në Kosovë ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave të izolimit kundër COVID-19.

Sipas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, duke filluar nga sot (4 maj), hapen bizneset, si: ndërtimtaria, tregtia e automjeteve, pjesërisht tregtia me pakicë, pjesërisht riparimi i artikujve personal dhe i orendive, si dhe zyrat e konsulencës.

Po ashtu, nga sot fillon edhe zgjatja e orarit të lëvizjeve të qytetarëve.

Orari i qarkullimit rregullohet sipas shifrës së parafundit të numrin personal të letërnjoftimit. Me orarin e ri, qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë 90 minuta paradite dhe 90 minuta pasdite.

Lehtësimi i masave në Kosovë siç ka thënë më herë ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, do të zhvillohet në 3 faza.

Faza e dytë fillon nga 18 maji deri më 2 qershor dhe gjatë saj do të fillojë operimi i bizneseve, si: tregtia me pakicë, dentistët dhe fizioterapeutët, floktarët dhe sallonet e ondulimit, tregu i gjelbër, gastronomia, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndër-urban dhe qendrat e thirrjeve.

Faza e tretë, ndërkaq, hyn në fuqi më 2 qershor e deri në vendimin e radhës dhe do të lejohen transporti urban dhe ndër-urban, taksitë, gastronomia, provimet në arsimin e lartë, testi i maturës dhe arritshmërisë, hapja e kinemave, e teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive.

Vendimit për lehtësim të masave është marrë pas rënies së numrit të rasteve të infektuar me COVID 19.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, ka arritur në 851 të infektuar, 25 të vdekur dhe 381 të shëruar.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që e shkakton koronavirusi, Kosova kishte vendosur masat e para më 13 mars, menjëherë pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik