Monedha kombëtare lekë po zhvlerësohet çdo ditë e më shumë. Me përhapjen e COVID-19 monedhat e huaja kanë njohur një rritje të vazhdueshme, duke arritur në vlera tepër të larta. Sot një euro po shitet në tregun valutor me 132 apo 133 lekë, ndërsa po blihet nga tregtarët mbi 128 lekë. Këtë të diele një qytetarë mund të shesë valutat e tij në euro për më shumë se 128 lekë, vlerë që është në rritje prej më shumë se 10 ditës.
Ndikim të drejtpërdrejtë në këtë situatë ka dhënë përhapja e COVID-19 dhe izolimi i shumë shteteve. Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë 1 euro këmbehej me 122 lekë në fillim të muajit mars, ndërsa tashmë ka kaluar mbi 128, duke fituar më shumë se 2 pikë. Kjo luhatje e valutës evropiane sipas ekspertëve lidhet me mungesën e të hyrave valutore në vend, për shkak se qarkullimi është bllokuar, shumë aktivitete ekonomike janë pezulluar, ka rënie të investimeve pasi janë stopuar dhe padyshim kjo situatë ka reduktuar nivelin e remitancave në vend.
Në këtë situatë kërkesa e qytetarëve për të këmbyer euro është më e lartë se oferta që iu bëhet në pikat e këmbimit valutor, duke çuar në rritjen direkt të vlerës së monedhës evropiane. Sipas ekspertëve kjo paqëndrueshmëri në tregun valutor do të jetë e përkohshme, dhe vlera do të stabilizohet me normalizimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Këmbimi i euros në shifra të tilla për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2017, ku ajo shitej e blihej mbi 130 lekë referuar kursit të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë rritje kanë pësuar edhe valutat e tjera si dollari, Paundi britanik dhe Franga Zvicerane.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
63.6%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 365
Lajme të tjera
-
Analiza/ Sa do të bjerë euro në verë?
19 Maj, 18:28
-
Euro nis rimëkëmbjen, sot këmbehet me 113.43 lekë! Rikuperon edhe dollari
17 Maj, 15:13
-
Zhvlerësimi i euros, Ibrahimaj nxjerr masat për të zgjidhur ngërçin e eksportuesve: Rimbursim brenda 3 ditësh, s’do paguajnë këstet e tatim fitimit deri në fund vitit
11 Maj, 14:41
-
Fluks valute, euro bie përsëri poshtë 111 lekëve, në një rekord të ri historik
9 Maj, 16:53
-
Eksportuesit takim me Ibrahimajn për rënien e euros : Humbjet për 2023 llogariten 45 mln euro, do ketë masa për stabilizim
3 Maj, 15:47
-
Rënia e euros, eksperti: Banka e Shqipërisë dhe Ministria të ndërhyjnë! S'po humbasin vetëm bizneset, por edhe qytetarë që mbahen me remitanca
3 Maj, 14:43
-
Me 47 mijë euro të padeklaruara në çantë, ndalohen në Rinas 2 shtetas turq
28 Prill, 10:24
-
Euro sërish në rënie, eksperti Prençe: Shumë shpejt pritet të këmbehet me 100 lekë! Kortoçi: Në treg ka më shumë euro seç është nevoja
26 Prill, 13:53
-
Euro në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 112.3 lekë! Eksperti: Rrezik për ekonominë, prek shumë sektorë! Problem paratë informale
19 Prill, 12:14
-
Euro në pikiatë, arrin nivelin minimal historik! Sot u këmbye me 112.83 lekë! Eksperti në Report Tv: Ka ndikim negativ në ekonomi
7 Prill, 14:12
-
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023
31 Mars, 07:52
-
Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit
29 Mars, 15:31