COVID-19? Gjermania heq thuajse të gjitha masat

COVID-19? Gjermania heq thuajse të gjitha masat

Foto e një maske anti-COVID

Më shumë se dy vjet pas fillimit të pandemisë Corona, shumica e kufizimeve të përditshme të qeverisë kanë përfunduar në pjesët më të mëdha të Gjermanisë. Pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve, ligji i ri parashikon vetëm disa masa të përgjithshme mbrojtëse që nga data 3 prill. Pothuajse në të gjitha landet mund të kërkohet mbajtja e maskave në institucionet shëndetësore, në vendstrehimet për të moshuar, klinika, autobusë dhe trena, e mund të kërkohen teste edhe në shkolla. Maskat janë ende të detyrueshme në trena dhe avionë.

Pas ndryshimit të ligjit për Mbrojtjen nga Infeksioni, shumë kushte janë hequr. Më nuk do të kërkohet respektimi i rregullave 2G apo 3G, që do të thotë se nuk do të kërkohen certifikata të vaksnimit, shërimit apo teste, për tu futur në dyqane, restorane, objekte kulturore apo objekte të tjera dhe manifestime. 

Firmat mund të kërkojnë mbajtjen e maskave

Por pavarësisht këtyre rregullave, kompanitë, dyqanet dhe objektet e tjera mund të vazhdojnë të kërkojnë mbajtjen e maskave. Qeveria federale e justifikon nxjerrjen e ligjit të ri me faktin që sistemi shëndetësor është në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme me funksionimin normal të institucioneve shënetësore. Por ligji parashikon mundësinë e rikthimit të masave në vendet ku përkeqësohet gjendja, në të ashtuquajturat Hotspot.

Deri tani vetëm dy lande kanë vendosur të vazhdojnë masat e deritanishme: Hamburg dhe Mecklenburg-Pomerani. Këto dy lande kanë vendosur që të mbajnë masat për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe i kanë shpallur ato si Hotspot. Kjo gjendje ju mundëson pra vazhdimin e masave. Landet e tjera i kanë hequr masat. Ligji mund të rishikohet me datën 23 shtator, pra para kohës së vjeshtës, kur mund të ketë përkeqësim të gjendjes.

Incidenca

Sipas një sondazhi të institutit INSA, shumica e gjermanëve duan të vazhdojnë të mbajnë maskë kur shkojnë në dyqane edhe përfundimit të obligimit për mbajtjen e maskave. Sipas një raporti të "Bild am Sonntag”, 63 përqind e të anketuarve janë pro mbajtjes së maskës. 29 përqind thonë se nuk duan të mbajnë maskat. Ndërsa tetë përqind nuk janë deklaruar.

Instituti Robert Koch (RKI) raporton 74,053 infeksione të reja brenda 24 orëve. Kjo është 37.171 raste më pak se të dielën e një jave më parë, kur u raportuan 111.224 teste pozitive. Në përgjithësi, numri i infeksioneve të konfirmuara në Gjermani është më shumë se 21.62 milionë. Incidenca shtatëditore ka rënë në 1457, ndërsa një ditë më parë ishte 1531 të infektuar në 100.000 barnorë brenda një jave.

Lindner: Gjendja nën kontroll

Sipas ministrit federal të Financave, Christian Lindner, edhe pas heqjes së masave, duhet të mbetet opsioni i vaksinimi falas dhe oferta për testime pa pagesë. "Pandemia nuk është kapërcyer. Prandaj, si ministër i Financave, do të siguroj që të ketë ende teste dhe vaksinime falas", tha Lindner për "Bild am Sonntag". Por "kufizimet e lirisë" në të gjithë vendin nuk janë më proporcionale, pasi aktualisht nuk ekziston rreziku i mbingarkesës së sistemit shëndetësor.

Në lidhje me vendimin e ardhshëm për vaksinimin e detyrueshëm në Bundestag, Lindner tha: "Argumentet për vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm nga mosha 18 vjeçare janë përkeqësuar". Vaksinimi nuk parandalon kalimin e sëmundjes nga një person tek tjetri. Por mbron nga sëmundjet e rënda.

Bundestagu do të vendosë së shpejti

Vaksinimi me detyrim është shumë i diskutueshëm në Gjermani. Të enjten e ardhshme, Bundestagu do të marrë një vendim përfundimtar nëse vaksinimi kundër virusit Corona do të jetë i detyrueshëm dhe si do të zbatohet një vendim i tillë eventual. Por kohët e fundit ishte e paqartë se cila nga modelet konkurruese do të ketë shumicën në Bundestag. Në tryezë janë ndër të tjera vaksinimi i detyrueshëm nga mosha 18 vjeç, nga mosha 50 vjeç, apo dhe kundërshtimi i vaksinimit me detyrim./ DW

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori