
Gjermania ka regjistruar 202 vdekje në harkun e 24 orëve.
Numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në mbi 6.000 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 157,000.
Teksa Gjermani ka lehtësuar masat e bllokimit dhe izolimit prej koronavirusit, shkalla e infeksionit është rritur në 1, pra çdo person i infektuar infekton një tjetër, kjo sipas të dhënave të lëshuara nga Instituti Robert Koch (RKI).
Që nga mesi i prillit, shkalla e infeksionit ka rënë në 0.7 para se të rritej përsëri këto ditë në 1. Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë nga sëmundja e Covid është rritur gjithashtu dita ditës. Sipas të dhënave të RKI, dje arriti në 3.8 përqind.
Lajmi kryesor:
Covid, në Itali 323 viktima në 24 orë! Më shumë se 3 milionë raste infeksioni në botë...Shkencëtarët kinezë: Koronavirusi do rikthehet në formën e gripit









