COVID-19, Greqia gati planin për vaksinimin e qytetarëve, fillon pas Krishtlindjeve

COVID-19, Greqia gati planin për vaksinimin e qytetarëve, fillon pas Krishtlindjeve

Foto ilustruese

Greqia pritet që të fillojë vaksinimin e qytetarëve për koronavirusin 2 ditë pas Krishtlindjeve.

Mediat greke bëjnë me dije se dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në Greqi vijnë më 26 dhjetor, të vendosura në 14 frigoriferë.

Shpërndarja e tyre do të fillojë më 27 dhjetor sipas një plani të mirëmenduar dhe pritet që faza e parë të mbyllet më 15 janar.

Në fazën e parë do të vaksinohen mjekët e 5 spitaleve në Athinë dhe Selanik. Faza e dytë pritet që të fillojë në muajin shkurt ku do të bëhet një vaksinim masiv.

Deri në fillim të verës, autoritetet greke presin që të kryhet vaksinimi i 60-70 % të popullsisë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4-ët vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës