Covid-19, Italia me shifra në rënie. ‘Faza 2’ në tavolinën e qeverisë dhe Komitetit Tekniko-Shkencor

Covid-19, Italia me shifra në rënie. ‘Faza 2’ në tavolinën e qeverisë dhe Komitetit Tekniko-Shkencor

Italia daravitet akoma në pikun e saj të epidemisë me numra të qendrueshëm të rasteve pozitiv nga Covid-19 si dhe me uljë të numrit të viktimave dhe të sëmurëve me nevoja për trajtime në kujdesin intensiv. Prej ditësh fundi i tunelit duket i ndriçuar por të gjithë ëndërrojnë rikthimin e jetës në fazën 2 kur do të rinisin edhe aktivitetet.

Pavarësisht se Mbrojtja Civile Italiane sheh si datë atë të 13 prillit do jetë Komiteti Tekniko-Shkencor, i cili pritet të mblidhet sot me praninë edhe të kryeministrit Giuseppe Conte, ai që do të bëjë vlerësimet për tja paraqitur pastaj vendimarrjes politike. Mbledhja e sotme do të realizohet përmes një videokonference dhe do të ketë si temë të vetme diskutimi masat që do duhet të ndërmerren në funksion të të ashtuquajturës "Faza 2".

Luca Richeldi, anëtar i Komitetit tekniko shkencor është shprehur se rekomandimet që pritet ti jepen qeverisë do jenë më të sakta nëse do kemi në dispozicion më shumë të dhëna.
"Të dhënat e trendit aktual janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të kuptuar trendin në ditët në vijim të epidemisë por ende duhen disa ditë të tjera për të arritur në një mendim më të konsoliduar".

Duket se mendimi i shumë anëtarëve të komitetit është gjetja e një mjeti të drejtë midis përpunimit të të dhënave dheperiudhës së përshtatshme kohore për nxjerrjen e dekretit legjislativ që do të ndikonte në jetën e qytetarëve.

Diskutimet për fazën 2 do përqëndrohen në çështjen e balancës midis rëndësisë strategjike të rindezjes së motorit të aktiviteteve strategjike dhe rrezikut të përhapjes së infeksionit.
Për momentin duket se objektivi kryesor i qeverisë italiane është zvogëlimi i numrave negativ në kurbën epidemike.

Në lidhje me përdorimin e maskave në shkallë të gjerë, autoritetet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë thonë se nuk ka rekomandim universal. Mbajtja e një maskë-thonë ata- nuk na bën të pathyeshëm. Distancimi shoqëror dhe higjena e duarve janë efektive në këtë situatë. Sigurisht- shprehen ata- maska është një prodhim i vlefshëm mbrojtës por nuk është një mjet për të ulur vigjilencën.


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen