Covid-19, Kroacia, Mali i Zi dhe të Serbia planifikojnë për tu rihapur tërësisht brenda 18 majit

Covid-19, Kroacia, Mali i Zi dhe të Serbia planifikojnë për tu rihapur tërësisht brenda 18 majit

Qeveria kroate ka marrë masa tejet lehtësuese për rikthimin e aktiviteteve ekonomike në kuadër të epidemisë COVID-19 të cilat kanë nisur që nga data 27 prill. Masat do të lehtësohen në tre faza – më 27 Prill, 4 maj dhe 11 Maj.

Faza e parë, duke filluar nga e hëna 27 prill, mundëson hapjen e të gjitha subjekteve të shitjes me pakicë përveç atyre në qendrat tregtare, me përjashtim të atyre dyqaneve që kanë funksionuar në qendrat tregtare gjatë gjithë kohës që nga aktivizi e kufizimeve.

Shërbimet në Kroaci gjithashtu do të jenë në gjendje të operojnë përveç atyre që kërkojnë kontakt të ngushtë me klientët, me kushtin që respektohet distanca fizike. Kjo ka të bëje me fasoneritë,  agjencive turistike dhe të ngjashmet e tyre.

Linjat e transportit publik dhe dhe linjat e trenave të shpejtësisë në ishujt që nuk janë të lidhur me linjat e trageteve do të fillojnë përsëri të funksionojnë. Edhe bibliotekat, muzetë, galeritë, dyqanet e librave të dorës së dytë dhe ato të rregullta do të lejohen të hapen.

Atletët do të lejohen të rifillojnë stërvitjen në sporte individual, do të zhvillohen edhe provimet e nëpunësve të sektorit publik.

Faza e dytë që do të vijojë në 4 maj nëse faza e parë del e suksesshme dhe situata epidemiologjike nuk përkeqësohet parashikon lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve që kanë të bëjnë me sistemin e shëndetit publik, i cili do të rivendoset plotësisht në fuknsion, me përjashtime të caktuara, dhe në klinikat private.

Shërbime të tjera që kërkojnë kontakt të ngushtë me klientët do të lejohen të operojnë, gjithashtu, nëse ato respektojnë masat speciale që janë në fuqi, dhe kjo i referohet salloneve kozmetike, pedikyristëve, berberhaneve dhe parukerive.

Faza e tretë, duke filluar nga 11 maj, do të mundësojë që dhjetë persona të mblidhen në të njëjtin vend me kusht të distancës fizike dhe qendrat tregtare do të lejohen të rihapen sikurse dhe kopshtet dhe shkollat fillore nga klasat 1 deri në 4. Klasa speciale për fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë asistentë personal do të rikthehen gjithashtu, dhe studentët do të lejohen të ndjekin klasa laboratorike në grupe të vogla.

Që nga 11 maj, rrugët ndërqytetase të autobusëve dhe trafiku ajror i brendshëm do të rihapet dhe ambientet e hotelerisë do të hapen por duke ofruar ekskluzivisht shërbimet e tyre në tarraca të jashtme në përputhje me masat epidemiologjike.

Serbia rihap kafenetë, restorantet dhe qendrat tregtare

Ndërkohë që nga dje në Serbi janë rihapur parqet dhe lejohen shëtitjet, sikurse njoftoi Branislav Tiodorovic, anëtar i stafit të krizave. Gjithashtu lejohet stërvitja në mjedis të hapur, tha më tej Tiodorovic, i cili paraljmëroi edhe për një zbutje lidhur me masat shtrënguese të transportit urban.

Kështu që nga 4 maji, transporti publik do të rihapet në Novi Sad dhe Kragujevac, ndërsa më 8 maj në Beograd dhe Nish, por nuk do të lejohet që të ndizen kondicionerët e autobusëve. Që nga 8 maji do të rihapet edhe trafiku hekurudhor.

Restorantet dhe kafenete rihapen më 4 maj, qendrat tregtare në 8 maj, me një kujdes të veçantë për numrin e lejueshëm të klientëve. Që nga 11 maji rihapen shkollat fillore.

Mali i Zi hap hotelet dhe restorantet

Qeveria e Malit të Zi planifikon të rihapë që nga 18 maj hotele dhe restorante të mbyllura nga kufizimet e koronavirusit të vendosura muajin e kaluar, tha kryeministri Dusko Markoviç.

“Më 18 maj ne do të vëjmë në funksion hotele, restorante, kafene, klube dhe besojmë se në këtë mënyrë ne po fillojmë të rikthejmë në jetë tërë vendin,” tha Markoviç në një deklaratë të qeverisë të martën.

Qeveria po përgatit një paketë financiare për të mbështetur investimet në sektorin e turizmit në bashkëpunim me bankat tregtare dhe Fondin e Investimeve-Zhvillimit të Malit të Zi (IRF) dhe do të sigurojë 5 milion euro (5.4 milion dollarë) për të paguar pagat e punonjësve në sektor për dy muaj, tha Markoviç..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)