Me vënien në zbatim të masave shtrënguese të qeverisë për mospërhapjen e koronavirusit, biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë mbylli dyert për lexuesit, por pavarësisht kësaj të lexuesve nuk po iu mungojnë librat në këtë periudhe karantine. Prej disa ditësh është krijuar biblioteka virtuale, ku janë vendosur online botimet e autorëve të ndryshëm. Kjo nisem është ndërmarrë nga klubi letrar "Ndoc Gjetja" në Bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, ndërsa interesi i lexuesve ka qenë maksimal.
"Aktualisht janë 16 tituj të botuar online, Librat janë në harkun kohor të disa viteve dhe vështirësia më e madhe ishte për të siguruar Host-in dhe kjo u bë në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe librat janë postuar në faqen e internetit të Bashkisë Lezhë që qytetarët t'i lexojnë gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi", tha Hekuran Koka, i Klubit Letrar "Ndoc Gjetja".
Përgjegjësi i bibliotekës "Gjergj Fishta", Frano Kulli thotë se kjo mënyre të vepruarit mbush një boshllëk për lexuesit në këto periudhe të vështira që po kalojmë të gjithë.
"Është një nisëm për t'u përgëzuar dhe ka mbushur një boshllëk të madh pasi nevoja për lexim është edhe më e theksuar në kushtet e izolimit", tha Frano Kulli Përgjegjës i bibliotekës "Gjergj Fishta" Lezhë.
Biblioteka virtuale ne Lezhë është krijuar për të qenë ne shërbim te lexuesve dhe do të vijojë të jetë aktive, deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga COVID-19. Në këtë periudhe karantine leximi shihet si një mënyre e mirë për të larguar edhe stresin që mund të krijohet nga qëndrimi i gjatë në ambiente të mbyllura.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.4%
-
Jo
53.6%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret në vend/ 8 vatra aktive, vijojnë flakët në Malin e Shëngjinit e Vau i Dejës! Drejt përmirësimit situata tek vendgrumbullimi i mbetjeve Vlorë
29 Korrik, 11:08
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë
28 Korrik, 18:24
-
Vëllezërit e pamposhtur Bakaj, në Lezhë për dy titujt ndërkombëtarë të boksit
28 Korrik, 14:05
-
Dy kushërinjtë kultivuan kanabis në Kurbin, njëri në pranga, tjetri në kërkim
28 Korrik, 12:14
-
Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
28 Korrik, 08:52
-
Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit! Arrestohet 33-vjeçari (VIDEO)
27 Korrik, 17:21
-
Zjarr pranë Portit të Shëngjinit, flakët iu afrohen banesave! Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 15:44
-
'Jam Pjerin Ndreu', dy personat që mashtruan biznesmenin njihen me masën e sigurisë! Lihet në burg vetëm 35- vjeçari
26 Korrik, 10:18
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Pesë vite pas tërmetit, e moshuara mbetet rrugëve: Kryeministri dhe kryebashkiakja të më bëjnë shtëpinë ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit!
25 Korrik, 16:04
-
‘Rana e hedhun’ një mrekulli e Adriatikut, Rama ndan pamjet
25 Korrik, 14:25