Lulëzon tregtia online në kohën e COVID-it, problem informaliteti! Anketa: 42% e bizneseve do ta përdornin

Vijimi i biznesit online është një nga zgjidhjet që ka bërë një kategori biznesesh, në këtë kohë kur shumica e aktiviteteve ekonomike fizike është pezulluar si pasojë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19. Nga 361 kompani të bëra pjesë e anketës së Këshillit të Investimeve, 81% e bizneseve janë përgjigjur se kanë përdorur shërbimet online.

Ndërkohë të pyetur nëse në të ardhmen mund t’i ndryshojnë planet e investimit duke u përqendruar më së shumti online, rreth 42% e tyre janë përgjigjur pozitivisht, dhe kryesisht sektori i shërbimeve. Pranvera Rrapushi drejtuese e një kompanie e shitjeve online, thotë se kjo periudhë e ka ndihmuar këtë mënyrë të bërit biznes duke e zhvilluar më tej, ndërkohë që shqetësim madhor sipas saj mbetet informaliteti që po ashtu është rritur.

Në fakt biznesi online vitet e fundit ka pasur goxha zhvillim dhe aq më tepër në këto ditë karantine kur dyqanet fizike janë të mbyllura, kur qytetarët janë të detyruar që të qëndrojnë në shtëpi kështu që në këto kushte është zhvilluar edhe më tepër duke u rritur me hapa shumë të mëdhaja. Nga ana tjetër siç po zhvillohet me hapa të mëdha kemi edhe këto faqet informale që kanë dalë si kërpudha pas shiut dhe po zhvillohen me hapa të mëdhaja edhe ato. Sigurisht që na dëmtojnë sepse ka një informalitet shumë të theksuar dhe nuk janë të deklaruar në aktivitetet që ato bëjnë”, shprehet Rrapushi.

Nga ana tjetër kjo mënyrë e të bërit biznese iu jep mundësinë kompanive të ri-dimensionojnë edhe aktivitetin e tyre. Pra nëse një kompani përpara së të përhapej pandemia ishte i fokusuar tek shitja e veshjeve, tashmë biznesi po shkon drejt kërkesës konsumatore, që mund të jetë edhe për ushqim. Ky ndryshim ka ndodhur edhe në kompaninë që drejton Pranvera Rrapushi.

Faktikisht kjo ishte një situatë e papritur për të gjithë ne. ne fillimisht ishim të orientuar tek kategoria e veshjeve por si pasojë e krizës që ndodhni ne duhet të shikonim se çfarë do të sillnim inovacion në mënyrë që të zhvillonim akoma më tej aktivitetin. Ka pasur kërkesa përsa i përket produkteve “Healthy” që do të thotë që nga çajërat, produktet Bio, janë zhvilluar edhe fermat që të mos ta s’postojnë prodhimtarinë por t’ja çojnë konsumatorit në shtëpinë e tyre”, shpjegon ajo.

Po ashtu Rrapushi thotë se në përgjigje të kërkesës së klientëve, ata lidhën marrëveshje me depot farmaceutike, për shitjen e maskave. Por paralelisht me tregtinë formale kjo periudhë është shfrytëzuar edhe nga biznese informale. Në fund të muajit mars ishte EUROPOL dhe INTERPOL që zbuloi dhe ndaloi një tentativë për të mashtruar autoritetet gjermane shëndetësore duke iu shitur atyre miliona euro maska jo-ekzistuese në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Agjencia Evropiane për zbatimin e ligjit njoftoi se dy kompani ishin kontraktuar nga qeveria gjermane muajin e kaluar për të blerë maska mjekësore në vlerë prej 15 milionë euro. Po ashtu edhe në vendin tonë Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi një kontroll në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, pasi kishte abuzime të mëdha me çmimet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'