COVID-19 ‘mbyll’ dyert e Teatrit Kombëtar! Dy aktorë pozitivë me virusin

Foto, salla plotë me njerëz

COVID-19 ka “mbyllur” edhe dyert e Teatrit Kombëtar. Në një kohë kur rastet me koronavirus janë rritur në mënyrë drastike, nuk i kanë shpëtuar infektimit as dy aktorë protagonistë të shfaqjes "Coriolanus", e cila ditën e nesërme do të ishte në skenë për artdashësit.
Çfarë do të ndodhi me biletat e parapaguara?

Teatri Kombëtar në njoftimin që ka bërë ka theksuar se personat që kanë bileta për shfaqjen e datave 13-14-15 dhe/ose 16 janar mund të rimbursohen, ose bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen “Coriolanus” në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq,

Duke marrë në konsideratë rastet e konfirmuara të dy prej aktorëve protagonistë në produksionin "Coriolanus", rritjen shqetësuese të infektimeve kohët e fundit, numrin e madh të aktorëve të angazhuar në këtë produksion, si dhe dyshimet për raste të tjera në stafin e Teatrit Kombëtar, jemi të detyruar të pezullojmë të gjitha aktivitetet tona deri në një njoftim të dytë.

Pavarësisht zbatimit të masave dhe  protokolleve të miratuara kundër përhapjes së infeksionit dhe dëshirës sonë të mirë, e kemi të pamundur të vijojmë me aktivitetet tona artistike pa rrezikuar shëndetin e publikut, aktorëve dhe stafit tonë, e për këtë arsye shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.

Në kuadër të masave tona, të gjithë punonjësit që, për shkak të funksionit të tyre, kanë kontakt me publikun do t'i nënshtrohen testimit. Këtu përfshihet edhe biletaria jonë, e cila, për arsyet e sipërpërmendura, do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e hënë, datë 17 Janar 2022.

Duke ju bërë me dije se shfaqja e parë që do të zbresë në skenë pas kësaj periudhe pezullimi do të jetë "Coriolanus", njoftojmë të gjithë spektatorët që posedojnë bileta për shfaqjet e datave 13-14-15 dhe/ose 16 Janar se:

1) Bileta e tyre do të jetë e vlefshme për shfaqjen "Coriolanus" në momentin e parë që do të rikthehet në skenë.

2) Mund të rimbursojnë biletën e tyre pranë biletarisë tonë duke filluar nga data 17 Janar 2022, brenda orarit zyrtar [9:00-13:00 & 16:00-19:00].

Dëshirojmë t'ju falenderojmë për durimin, mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe mjaft të vështirë për teatrin dhe artin në përgjithësi, e jo vetëm!

Shpresojmë të rikthehemi sa më shpejt në skenë e të hedhim pas krahëve këto kohë të vështira!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Holanda do të lehtësojë kufizimet pavarësisht valës së re të infeksioneve