COVID-19/ Me test negativ kush udhëton me avion në Turqi nga 28 dhjetori! Për kufijtë tokësor fillon më 30 dhjetor! Karantinë kush s'ka tampon

COVID-19/ Me test negativ kush udhëton me avion në Turqi nga 28 dhjetori! Për kufijtë tokësor fillon më 30 dhjetor! Karantinë kush s'ka tampon

Foto ilustruese

Duke filluar nga 28 dhjetori kushdo që udhëton me avion në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.

Lajmi është dhënë nga vetë ambasada Turke në Tiranë, e cila njofton masat e reja të vendosura nga autoritet turke për pandeminë.

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

"Që nga 28 Dhjetori 2020, të gjithë udhëtarëve tanë që fluturojnë në Turqi nga jashtë u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve të fundit", shkruan Ambasada Turke në Tiranë.

Që nga fillimi i pandemisë Turqia regjistron 2 118 255 raste aktive dhe 19 371 viktima.

 

Njoftimi i Ambasades Turke Tiranë

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë