1.3 milionë qytetarë janë vaksinuar për koronavirusin në Britaninë e Madhe. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Boris Johnson ditën e sotme duke u shprehur se brenda 2-3 javëve të ardhshme do të ketë një nivel të konsiderueshëm imunizimi.
Ai gjithashtu u shpreh se do të vijojë puna dhe do të bëhet e mundur vaksinimi i 2 milionë qytetarëve brenda javës.
Synimi është që të vaksinohen të gjithë të moshuarit mbi 70 vjeç, punonjësit më të rrezikuar dhe ata që janë në frontin e parë. Vetëm në një javë rastet e reja me Covid-19 në Britaninë e Madhe janë rritur me 70%, me 60.916 raste vetëm sot.
Johnson ka thënë se do të vaksinohen më shumë se 13 milionë britanikë deri në mes të shkurtit.
Ai gjithashtu i ka ardhur në mbrojtje politikës Britanisë së Madhe për të imunizuar më shumë njerëz me vaksina në vend që të ruaj disa për t'u dhënë qytetarëve në rast të një goditje të dytë.
Rregullatorët e SH.B.A.-së kanë vënë në dyshim politikën, duke thënë se ajo është e parakohshme pa më shumë prova gjyqësore, por Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Shëndetit e MB thotë se është një vendim pragmatik për të mbrojtur më shumë njerëz.
Kujtojmë që Britania e Madhe ndodhet në një izolim total të vendit e cila ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme ku do të lejohet lëvizja e qytetarëve vetëm për arsye të domosdoshme.
Gjithashtu nga ky izolim janë prekur dhe disa biznese të cilat janë mbyllur ndërsa baret dhe restorantet kanë kaluar në shërbimin ‘merr me vete’.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.7%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
Dëbora ‘pushton’ Britaninë e Madhe, vonesa në aeroporte dhe stacionet hekurudhore, ngrijnë avionët në pista
5 Janar, 12:24
Ja nje gjysem genjeshter,1.3 mil,britanike kane marre vetem dozen e pare,qe te quhen te vaksinuar,dhe me imunitet duhet te bejne edhe te dyten,qe akoma nuk ka filluar,sepse duhet te jalojne 21 dite nga e para,dhe madje te kaloje edhe nje jave pas te dytes.Ata persona qe kane parre injektimin e nje doze,sepse ne GB,aktualisht jane ,pfizer,moderna,e astra zenecca,dhe jane te detyruar per dy doza,mund te infektohen,dhe ndonjeri edhe te vdese po u infektua,edhe pse kane bere dozen e pare. Sipas meje te jesh i sakte ne lajme per nje gazete,eshte e rendesishme per ne si lexues.
Përgjigju