Rritja e shifrave të koronavirusit, Britania e Madhe në izolim total! Shkollat të mbyllura deri në mesin e muajit shkurt

Me rritjen e shifrave të koronavirusit, Britania e Madhe ka shkuar në një izolim total. Kryeministri i vendit, Boris Johnson ka bërë me dije pasditen e sotme se masat e reja do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Qytetarët do të lëvizin në vend vetëm për arsye të rëndësishme, për të shkuar në punë, për blerjen e ushqimeve, stërvitje në natyrë të shoqëruar vetëm nga një familjar apo dhe për urgjenca mjekësore.

Të gjithë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në mes të muajit shkurt teksa do vijojë mësimi online.

Nga ky vendim do të preken dhe bizneset ku do të mbyllen palestrat, dyqanet e pakicës, disa qendra shëndetësore, pishina të mbyllura.

Ndërkohë baret dhe restorantet do të funksionojnë me shërbimin ‘merr me vete’ teksa nuk do t’u lejohet shitja e pijeve alkoolike.

Gjithashtu kryeministri Johnson u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbrohen nga koronavirusi.

Ai u shpreh se vaksinimi do të fillojë në Britani së shpejti sipas planit të qeverisë ku të parët që do e marrin janë pikërisht 4 grupet më të rrezikuara duke filluar nga mjekët.

Britania e Madhe për të disatën ditë me radhë ka shënuar mbi 50 mijë të infektuar në 24 orë ku këtë të hënë u raportuan 58.784 raste të reja me COVID-19.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb