Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se në fillim të muajit maj do të nis lehtësimi i masave shtrënguese kundër koronavirusit
“Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski.
Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipce ka dhënë vlerësime pozitive për masat që janë ndërmarrë në luftën kundër koronavirusit, por që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen deri në kapërcimin e gjendjes së rëndë. Por, ai ka bërë të ditur se edhe pas lehtësimit të masave do të kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi nga secili prej qytetarëve.
Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, gjatë orëve të kaluara janë regjistruar 53 raste të reja me koronavirus, por për herë të parë nuk janë regjistruar viktima, që mbeten në shifrën e 49 të vdekur. Ndërkohë numri i të infektuar ka arritur në 1170.
Në Kumanovë, qytetin më të goditur janë regjistruar vetëm nëntë raste, që gjithashtu është numër i ulët në krahasim me ditët e kaluara. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Shkupi me 401 dhe pastaj Kumanova me 320 të infektuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.7%
-
Normal
19.2%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor 2024, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor 2024, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor 2024, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor 2024, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor 2024, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor 2024, 08:00
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor 2024, 15:20