COVID-19 në Greqi, 342 raste te reja dhe 53 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

 COVID-19 në Greqi, 342 raste te reja dhe 53 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

GREQI- Gjatë 24 orët e fundit në Greqi kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 342 persona dhe kanë humbur jetën 53.

Numri total i infektimeve ka shkuar 135456, ndërkohë që numri i viktimave është  4.606 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 469, një shifër e cila e kalon numrin e të infektuarëve në vend.

Në kuadër të festave të fundvitit qeveria greke ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit në vend. Gjithashtu Greqia ka zgjatur karantinimin nga 3 në 7 ditë për personat të cilët vijnë nga Britania e Madhe pasi është shfaqur varianti i ri i COVID-19.

Vaksinimi për qytetarët në vend ka nisur ditën e sotme. Qytetarja e parë e cila ka marrë dozën e Pfizerit ka qenë një infermiere. Disa orë më vonë është vaksinuar edhe kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, duke theksuar se qëllimi i qeverisë është të vaksinohet e gjithë popullsia, në mënyrë që të përfundojë aventura që quhet COVID-19.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane