GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 617 persona dhe janë regjistruar 50 viktima.
Është vënë re një ulje e ndjeshme si në infektimeve ashtu edhe i viktimave në raport me kohët e fundit, që kanë qenë relativisht të larta shifrat.
Ditën e sotme numri i pacientëve të shëruar është 470.
Numri total i infektimeve me koronavirus ka arritur 134.852, ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën si pasoj e virusit është 4.507 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Greqia aktualisht edhe për shkak të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e rritjes së infektimeve në vend.
Vaksina anti-COVID do të jetë në Greqi më datë 26 dhjetor, dhe një ditë më vonë do të jetë në dispozicion të qytetarëve, siç ka thënë edhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.











Komente
Komento