COVID-19 në Greqi, 916 raste të reja dhe 96 viktima janë shënuar gjatë 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi, 916 raste të reja dhe 96 viktima janë shënuar gjatë 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Gjatë 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 916 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 96 persona.

Numri total i rasteve me koronavirus ka arritur 129584, ndërkohë që numri total i vdekjeve është 4044 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësime e ditës së sotme. 

Numri i rasteve me koronavirus është ulur në krahasim me ditën e djeshme që janë shënuar 1 155, ndërkohë që numri i viktimave është rritur pasi dje ishin 78.

Situata epidemiologjike në vend duket ende kritike pavarësisht masave të marra nga qeveria greke. Së fundi ajo ka miratuar edhe një sërë shtrëngimesh të reja për periudhën e festave, me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet