COVID-19 në Greqi, 937 raste të reja dhe 62 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Greqi, 937 raste të reja dhe 62 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 937 raste të reja pozitive dhe 62 viktima nga koronavirusi.

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 133365, ndërkohë që numri i viktimave është 4.402 që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria greke ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID për festat e fundvitit, të cilat konsistojnë në ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në orare të caktuara, mbyllja e vendeve argëtuese të cilat mund të behën shkak për grumbullime, ashtu edhe mbyllja e dyqaneve të cilat nuk shesin produkte esenciale.

Zhvillimet e fundit, për sa i përket variantit të ri të koronavirusit të shfaqur në Britani kanë bërë që shumë shtetet të mbyllin fluturimet me atë. Qeveria greke ende nuk ka vendosur një mbyllje të kufijve por ka zgjatur ditët e karantinimit pas ardhjes nga Britania e Madhe nga 3 në 7 ditë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro