COVID-19 në Greqi/ 942 raste të reja dhe 58 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

COVID-19 në Greqi/ 942 raste të reja dhe 58 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 942 raste të reja dhe 58 viktima nga koronavirusi.

Numri total i infektimeve ka arritur 137918, ndërkohë që numri i viktimave është 4788, që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 443, shifër që fatkeqësisht nuk e kalon numrin total të infektimeve përgjatë ditës së sotme.  

Në kuadër të festave të fundvitit qeveria greke ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim minimizimin e infektimeve në vend. Gjithashtu për shkak të zhvillimeve të fundit, për sa i përket zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe, Greqia ka zgjatur karantinimin e qytetarëve që vijnë nga andej nga 3 në 7 ditë.

Vaksinimi masiv i qytetarëve në Greqi, ka nisur më datë 27 dhjetor, siç kishte premtuar edhe kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, i cili është një ndër personat e parë të cilët u vaksinuan në vend.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë