Bie numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 445 raste të reja dhe 36 viktima në 24 orët e fundit

Bie numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 445 raste të reja dhe 36 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Gjatë 24 orëve të fundit  në Greqi janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 445 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 36.

Në Greqi, kanë rezultuar Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, pasi dje janë regjistruar 800 raste të reja, ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një rritje të vogël pasi dje ishin 32.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të mposhtin virusin në 24 orët e fundit është 353.

Numri total i infektimeve ka shkuar 144738, ndërkohë numri i viktimave është 5.263 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.

Ndërkohë vaksinimi në vend ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dy ditë më parë tha se do të vaksinohen 8 mijë qytetarë në ditë, ndërkohë të hënën do të fillojnë të marrin dozën Pfizer qytetarët mbi 85 vjeç.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona