Në Itali gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16.308 raste të reja pozitive dhe 553 viktima nga COVID-19.
Numri i rasteve të reja është ulur në krahasim me ditën e djeshme ku u shënuan 17.992. Pozitiv është fakti se edhe vdekjet janë pakësuar në raport me dje që janë regjistruar plotë 674 viktima.
Italia është vendi i 8 në të gjithë botën për sa i përket numrit të infektimeve dhe viktimave me koronavirus. Aktualisht vendi ndodhet e gjitha në një zonë të kuqe e cila do t zgjasë deri më datën 6 janar. Kjo konsiston në një sërë kufizimesh që duhet të zbatojnë qytetarët me qëllim mos përhapjen e infeksionit në këtë periudhë të festave dhe shmangien e një vale të tretë të COVID-19.