COVID-19 'mbyll' italianët për festat e fundvitit në shtëpi, vendi 'zonë e kuqe' nga 24 dhjetori deri më 6 janar (VIDEO)

Qytetarët italianë nuk do të kenë mundësi të lëvizin nga një rajon në tjetrin për festat e fundvitit, pas vendimeve të fundit të marrë nga qeveria. Pas takimit me Këshillin e Ministrave, kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se është marrë vendimi që nga data 24 dhjetor deri në 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe”.

Është e ndaluar të lëvizësh nëse nuk ka arsye për punë, shëndet, domosdoshmëri dhe lëvizja duhet të jetë vetëm dhe i pashoqëruar, ose vetëm me fëmijë të mitur.

Në këto ditë (24, 25, 26, 27, 31 dhjetor dhe më pas 1, 2,3,5 dhe 6 janar) nuk do të jetë e mundur që qytetarët të zhvendosen nga një rajon në tjetrin, por do të jetë e mundur të dalin vetëm për arsye pune, nevoje dhe shëndeti.

Supermarketet dhe ushqimoret padyshim që janë gjithmonë të hapura përveç ditës së Krishtlindjeve dhe ditës së Vitit të Ri. Të hapura janë edhe farmacitë dhe parukeritë , ndërsa qendrat tregtare janë të mbyllura.

Baret dhe restorantet do të mbyllen për festat, ndërsa qeveria Conte ka përgatitur një fond prej 645 milionë eurosh për mbylljen e tyre. Baret dhe restorantet mbyllen nga pragu i Krishtlindjes për tu rihapur më 7 janar, pra asnjë drekë jashtë në ditën e Krishtlindjeve ose Vitit të Ri.

“Kemi aktivizuar masat e ndihmës së drejtpërdrejtë përveç ndalimit të disa taksave. Ne kemi një shpërblim të menjëhershëm prej 645 milionë euro për restorantet dhe baret që do të detyrohen të mbyllen”, tha Conte.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër