Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 274 viktima nga koronavirusi për një total prej 29 958.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 3030 duke e rritur totalin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 96275
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1401 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej më shumë se 215 mijë
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 689 infeksione të reja dhe 134 viktima
Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital si dhe ulja e numrit të pacientëve në terapi intensive.
Italia prej datës 4 maj ka fyrë zyrtarisht në fazë 2 të pandemisë.
Lajmi kryesor:
Në Itali 274 viktima dhe 3030 të shëruar…Greqia e Kroacia drejt hapjes së kufijve me protokolle! Shkalla e vdekshmërisë nga COVID-i mes 0.5 e 3.4%
