
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 415 viktima nga koronavirusi, për një total prej 26384 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shëruarve sot është 2622. Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 2357 raste të reja pozitiv nga Covid-19. Në kujdesin intensiv janë të shtruar 71 pacientë më pak se dje
Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro ka deklaruar se kurba e pandemisë nga koronavirusi po tregon se po zvogëlohet numri i personave të prekur si dhe ditët e fundit është rritur numri i testeve të tamponit të kryera te rastet e dyshuara por është rritur numri i asimptomatikëve dhe ata me shenja të moderuara të infeksionit. Ai tha gjithashtu tha se “Situata e epidemiologjike është përmirësuar qartë por ekziston ende qarkullim i virusit” dhe se “ nuk duhet ulur vigjilenca dhe kujdesi duhet të jetë në rritje për të ndaluar ripërhapjen”.
Lajmi kryesor:
Në Itali 415 viktima...Studimi: COVID 'udhëton' në ajër! Një mashtrues pas idesë së Trump për injeksionin me dezinfektues









