
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 285 viktima nga koronavirusi, për një total prej 27967 vdekje që nga fillimi i epidemisë.
Numri i përgjithshëm i të të shëruarve është rritur në më shumë se 75945 teksa vetëm sot u regjistruan 4693 të shëruar
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1872raste të reja pozitiv me Covid. Numri total i të infektuarve është më 232463 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Zyrtari i lartë i rajonit të Lombardisë Giulio Gallera tha për mediat italiane se Covid-19 po humbet forcën që pati në javët e para të shfaqjes së tij. Sipas Gallera, virusi tashmë është me pak agresiv në raport me periudhën e parë kur pati dyndje në spitalet e rajonit.
“Ndoshta fakti që ka më pak njerëz të infektuar ka zvogëluar vdekshmërinë dhe virulencën. Nuk është rastësi që njerëzit që mbërrijnë sot në spital nuk janë në kushte aq të rënda shëndetësore”.
Lajmi kryesor:
Covid, 285 viktima në Itali në 24 orët e fundit...Në botë rastet pozitive më shumë se 3 milionë! Koreja e Jugut për herë të parë zero infeksione









