COVID-19 në Kosovë, 194 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 194 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 194 persona dhe janë raportuar 8 humbje jete.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një rritje, ndërsa ai i viktimave një rënie.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 599 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 104.390, ndërkohë që ai i viktimave është 2.148 në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë