Situata e pandemisë Covid-19 vijon të jetë e qëndrueshme në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tre viktima  nga COVID-19 , duke e çuar kështu më 641 numrin total të viktimave. Ndërkohë që u shënuan 79 raste të reja duke e çuar në 14.250, numrin total të infektuarve, aktualisht janë 1.159 raste aktive.

Rastet pozitive në Kosovë janë të shpërndara si më poshtë:

Komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.

Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të respektojnë masat kufizuese për të shmangur një valë të dytë infeksionesh në vend, si të ruajnë distancën, të vendosin maskë dhe të shmangin frekuentimin e ambienteve, ku ka grumbullime masive të njerëzve.