COVID-19 në Wuhan/ Numri i infektimeve 10 herë më i lartë se shifra e regjistruar zyrtare

COVID-19 në Wuhan/ Numri i infektimeve 10 herë më i lartë se shifra e regjistruar zyrtare

Foto ilustruese

WUHAN, KINË- Të paktën 5 % e popullsisë, në qytetin ku është regjistruar personi i parë me koronavirus, Wuhan mund të jenë infektuar nga virusi sipas një studimi të fundit të disa hulumtuesve të një laboratori kinez për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Sipas studimit, kjo shifër është 10 herë më lartë se numri i regjistruar zyrtar i rasteve nga koronavirusi, e cila është 50,354.

Studimi përdori një mostër prej 34,000 njerëzve në popullatën e përgjithshme në Wuhan, epiqendra origjinale e pandemisë dhe qytete të tjera në provincën Hubei, si dhe Pekinin, Shangai dhe provincat e Guangdong, Jiangsu, Sichuan dhe Liaoning në vlerësoni nivelet e infeksionit COVID-19.

Hulumtuesit zbulua se të pakën 4.43% në Wuhan shfaqnin antitrupa të sëmundjes ndërsa në provincën e Hubeit rreth 0.44%.

Ditën e djeshme në qytetin e Wuhanit, ka filluar vaksinimi emergjent i qytetarëve të saj, pavarësisht se vaksinat kineze nuk janë miratuar akoma. Sipas një zyrtari të lartë të shëndetit i cili ka folur ditën e djeshme, tha së vaksinimi urgjent ka nisur për grupet më të rrezikuara nga virusi.

Kina ka qenë vendi i parë i cili është goditur nga koronavirusi, megjithatë ajo është akuzuar se nuk ka treguar numrin real të rasteve të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë