Covid-19, nga nesër në Kosovë bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në rrugë dhe ambientet publike

Covid-19, nga nesër në Kosovë bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në rrugë dhe ambientet publike

Duke filluar nga dita e nesërme në Kosovë do aplikohen masa të reja shtesë për të frenuar përhapjen e epidemisë nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura që do të zgjasin deri më 4 maj, masa të cilat përfshijnë mbajtjen e detyruar të maskës për personat që me leje dalin në rrugë.

Po sipas Ministrit, do ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve kur ata po me leje do furnizohen me mallra ushqimorë, dhe vetëm një njëri për familje.

Gjithashtu masat parashikojnë ndalimin e daljes në rrugë të atyre mbi moshën 65 vjeç.

Deri më tani në Kosovë janë 362 persona të prekur me koronavirus, 59 të shëruar dhe tetë të vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë