Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit si dhe Apeli i saj ngrijnë gjyqet e themelit deri në heqjen e akti normativ për pandeminë COVID0-19, i cili nuk lejon zhvillimin e proceseve të cilat nuk konsiderohen të ngutshme. Mes tyre është dhe gjyqi në Apel i ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.
ReportTv siguron shkresën e Apelit të Gjykatës së Posaçme e cila thotë se avokatët nuk duhet të paraqiten deri sa të njoftohen prej tyre.
Tahiri fitoi pafajësinë në Shkallë të Parë për akuzën e trafikut të drogës dhe grupit kriminal, ndërsa u dënua me shërbim prove për shpërdorim detyre. Prokuroria apeloi vendimin duke kërkuar dënimin e tij.