COVID-19 në SHBA/ Kongresi miraton një tjetër paketë ndihme: 484 mld dollarë për bizneset e vogla, spitalet dhe testimet në masë

COVID-19 në SHBA/ Kongresi miraton një tjetër paketë ndihme: 484 mld dollarë për bizneset e vogla, spitalet dhe testimet në masë

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar një paketë të re lehtësie me vlerë totale 484 miliardë dollar për shkak të COVID-19. Ky është projektligji i katërt i ndihmës i miratuar nga Kongresi në përgjigje të pandemisë.

Kjo paketë synon t’i vijë në ndihmë biznesit, spitaleve dhe shtimit të numrit të testimeve. Presidenti Donald Trump u shpreh se ai do të aprovojë projektligjin, i cili u miratua nga Senati këtë të martë me vota unanime.

SHBA ka mbi 845,000 raste të konfirmuara të virusit dhe 46.800 vdekjeve. Muajin e kaluar, Uashingtoni miratoi paketën më të madhe të stimulit ekonomik në historinë e SHBA, me 2 trilion dollarë në ndihmë për shkak të situatës nga koronavirusi.

Financimi shtesë për programin e biznesit të vogël pason raportin e papunësisë të së enjtes, i cili zbuloi mbi 26 milion amerikanë kanë paraqitur kërkesa papunësie në pesë javët e fundit, dhe 4.4 milion vetëm javën e kaluar.

Ligjvënësit i alokuan 310 miliardë dollarë fonde të reja Programit të Mbrojtjes së Paycheck, i cili ofron kredi për bizneset e vogla në mënyrë që ata të mund të mbajnë punonjësit në listën e pagave.

349 miliardë dollarë e akorduara në program muajin e kaluar, mbaruan një javë më parë, duke lënë miliona pronarë të biznesit të pyesin se si mund të vazhdojnë të funksionojnë.

Shtëpia e Bardhë fillimisht kërkoi nga ligjvënësit të kalojnë veçmas për programin e pagave një fond prej 250 miliardë dollarë. Referuar kësaj lëvizje, Demokratët kërkuan vendosjen e disa kushteve për t’u siguruar që paratë të mos arrinin në komunitetet e pamerituara.

Demokratët po ashtu thanë se fondet duhet të ndahen për spitalet dhe testimet. Spitalet tani do të marrin 75 miliardë dollarë, ndërkaq 25 miliardë dollarë do të shkojnë drejt zgjerimit të testimit për COVID-19 - të cilin ekspertët kanë theksuar është një hap kryesor për të rihapur ekonominë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Banori i Big Brother Vip Kosova pranon se është gay: E kuptova kur isha në shkollë të mesme

Banori i Big Brother Vip Kosova pranon se është gay: E kuptova kur isha në shkollë të mesme