Covid-19 në SHBA, paralajmërohen masa të reja kufizuese

Covid-19 në SHBA, paralajmërohen masa të reja kufizuese

Disa shtete të Shteteve të Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë që të ashpërsojnë kufizimet, pasi është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus.

Më 12 nëntor, në SHBA u regjistruan mbi 150,000 infektime të reja, ndërkaq numri i personave  të shtruar në spitale ka arritur në 66,000. Ndërkaq në bazë të një projeksioni të ri gjurmimi një në 378 banorët në SHBA kanë dalë pozitivë për koronavirus gjatë kësaj jave, teksa ekspertët  dhe presidenti i zgjedhur paralajmërojnë se do të jetë një dimër i errët.

Në shtatë ditët e fundit, SHBA-ja ka regjistruar po ashtu 1,000 viktima në ditë. Kjo shifër është më e ulët se rekordi i regjistruar në muajin prill, ku në baza ditore raportoheshin për rreth 2,200 viktima.

Për shkak të rritjes së rasteve të reja, një sërë shtetesh dhe qytetesh kanë vendosur masa të reja kufizuese.

Qytete të mëdha si Nju Jorku, San Francisko dhe Çikago kanë vendosur masa të reja, përfshirë kufizime në tubime si dhe kanë kufizuar orarin e punës të bareve dhe restoranteve.

Autoritetet në Çikago i kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos pranojnë mysafirë në 30 ditët e ardhshme,  ndërsa në Detroit, Indianapolis, Filadelfia është vendosur që mësimi të kthehet online. Edhe qyteti i Nju Jorkut ka paralajmëruar se mësimi në shkolla mund të ndërpehet për shkak të rritjes së infektimeve.

Në 34 shtete të SHBA-së, mbajtja e maskës së fytyrës është bërë e detyrueshme dhe disa guvernatorë nuk e kanë përjashtuar as mundësinë e mbylljes totale

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online