COVID-19 parkon makinat, pastron ajrin! Më pak ndotje se një vit më parë

Pandemia e covid-19 ndonëse ka shkaktuar viktima dhe ka ndryshuar stilin e jetesës jo vetëm në vendin tonë por dhe në botë, duket se ka një anë positive. Me kufizim e lëvizjes së automjeteve dhe me mbylljen e shumë aktiviteteve të përditshme, kemi një ulje të ndotjes së ajrit.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka kryer për periudhën 28 Mars-5 Prill 2020 monitorimin e cilësisë së ajrit urban për treguesin PM10 (grimcat e pluhurit me madhësi 10 mikron) ne stacionet në Tirane. Monitorimi është realizuar me pajisje manuale ku të dhënat janë regjistruar 24 orëshe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vërehet se ka një ulje të vlerës se grimcave te pluhurit në ajër me pak se gjysma e vlerave të lejuara.

Për periudhën 28 mars-5 prill 2019 është vërejtur një tejkalim i normës 24 orëshe prej 50 μg/m³ afërsisht me 20%, ku vlera me e ulet ka qene 38.50 μg/m³, ndërsa vlera me e larte 131.58 μg/m³.

Ndërsa për të njëjtën periudhë (28- Mars-5 Prill) 2020 kemi një mesatare ditore nga matja 24 orëshe më e vogël se norma përkatësisht 43.54%, 27.04%, 48.88%, 38.66%, 35.38%, 29.08%, 41.9%, 32.12%, 25.6%, ku vërehet se ne datat 29 mars dhe 5 prill janë vlerat më të vogla që përkojnë me ditën e diel.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit vlen për t'u theksuar se në Tiranë vërehet se sasia e larte e grimcave te pluhurit vjen si pasoje e trafikut rrugor me shume sesa nga shkaqet e tjera të tipit industrial që vërehen në vendet e tjera.

AKM sugjeron se për reduktimin e ndotësve të cilësisë se ajrit në të ardhmen duhet të fokusohemi dhe tek pikat e mëposhtme, si:
• Reduktimi i lëvizjes se automjeteve e cila do te sillte pashmangshmërisht reduktim te trafikut , transporti urban, përdorimi i mjeteve alternative te lëvizjes me ndikim te ulet ne mjedis .
• Shmangia e lëvizjeve pa arsye si dhe metoda e re duke punuar online janë një mënyrë shume e mire për te reduktuar numrin e makinave.
• Realizimi i seminareve dhe ëorkshopeve me ane te platformave elektronike (ëebminar, zoom etj).
• Përdorimi sa me shume i biçikletave si dhe ecjes me këmbë.
• Rritja e numrit te ditëve pa makina dhe zbatimi i saj me rigorozitet.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arturi: 10/04/2020 09:49

    QEVERIA TE SHIKOJE MUNDESINE E KUFIZIMIT TE MAKINAVE DHE KAMIONEVE NE TIRANE,SE U MBYTEM NGA TYMI,,KAMIONET TE LEVIZIN PAS ORES 8,,KURSE MAKINAT TE NDALOHEN TE LEVIZIN PAS ORES 7 DARKES,,VEC KUSH KA URGJENCA......edhe mos hidhni mbeturina ne toke,,mbajeni vendin paster dhe lani me uje dhe fshini oborrin jashte pallatit dhe shtepise suaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale