-
Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH
Ndotja e ajrit në qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, Lahore, ka shënuar të shtunën rekord të të gjitha kohërave, pasi nivelet e ndotjes kanë qenë 80 herë më të larta sesa çka konsideron të pranueshme Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
2 Nëntor, 17:17 -
Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura
Task Forca kundër ndotjes së ujërave, e cila nisi punën prej janarit të këtij viti, i lë edhe 60 ditë kohë bizneseve që operojnë në turizmin bregdetar, të vendosin impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur, përpara se të kalohet te gjoba.
6 Shkurt, 17:14 -
Këtë vit gjoba të kripura për bizneset e qytetarët që ndosin ajrin dhe mjedisin! Rishikohen 6 ligje, në fokus mjedisi e trajtimi i mbetjeve
Të gjithë bizneset e qytetarët që ndotin mjedisin apo ajrin si edhe subjektet që shkelin lejet mjedisore ose ushtrojnë aktivitetin pa një leje, do të përballen me gjoba të kripura. Brenda vitit qeveria do të rishikojë 6 ligje për me synim ashpërsimin e gjoba, kjo edhe në kuadër të rezultateve të Këshillimit Kombëtar, që ishin pro rritjes së ndëshkimeve.
6 Janar, 21:59 -
Ndotja e ajrit ishte 'përgjegjëse për më shumë se 250 mijë vdekje' në Evropë
Grimcat e ndotura të imta të ajrit kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 250.000 personave në Bashkimin Evropian më 2021, u tha në një raport të Agjencisë Evropiane për Mjedis (EEA), të publikuar më 24 nëntor
24 Nëntor 2023, 15:07 -
Fusha e mbetjeve urbane në Kukës prej 17 ditësh në flakë! Banorët: S’mbushemi dot me frymë
Në Kukës fusha e mbetjeve urbane vazhdon të digjet prej 17 ditësh. Edhe pse nuk ka flakë të dukshme, plehrat digjen në brendësi. Tymi ka mbuluar qytetin, ndërsa banorët ankohen për probleme shëndetësore. Kjo situatë do vazhdojë, tha shefi i Zjarrfikëses derisa të bëhet izolimi me inerte
29 Gusht 2023, 17:16 -
Ndotja e ajrit shkaktar në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve! Në një vit, 1.3 milionë njerëz në botë vdesin për këtë arsye
Një studim global tregon se ndotja e ajrit po ndihmon gjithnjë e më shumë në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, që përbëjnë një kërcënim të madh për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Ky konkluzion u arrit, pasi u analizuan të dhënat e më shumë se 100 vende, në një periudhë prej dy dekadash.
8 Gusht 2023, 13:02 - Bota
- Bota
-
Bota
Sa po i kushton Evropës ndotja e ajrit?
Sa na kushton në aspektin ekonomik ndotja e ajrit, e shkaktuar nga aktivitetet e njeriut? Një studim i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), vlerëson se bazuar në të dhënat e emetimeve të mbledhura nga Regjistri Evropian të Emetimit dhe Transferimit të Ndotësve (E-PRTR), kostot sociale të ndotjes së ajrit janë ende jashtëzakonisht të larta, pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra për t’i reduktuar emetimet në atmosferë.
19 Tetor 2021, 00:39 -
Kronikë
Banka Botërore: Më shumë se 2 mijë shqiptarë humbën jetën nga ndotja e ajrit më 2019, Shqipëria me nivelet më të ulëta në Rajon
Ajri që thithin njerëzit që jetojnë në Sarajevë, Shkup, Beograd dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë, kjo veçanërisht në muajt e dimrit, kur ndotësit e emetuar nga termocentralet me qymyr, sistemet e ngrohjes së banesave, automjetet, aktivitetet industriale dhe burime të tjera errësojnë diellin, ndotin mjedisin dhe krijojnë kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.
18 Maj 2021, 07:38 -
Raporti i BE-së, Ina Zhupa: Duhet ndaluar kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjes nga ndotja e ajrit
Partia Demokratike ka denoncuar ndërtimet dhe betonizimin në kryeqytet si shkaktare e ndotjes së ajrit e cila sjell dhe vdekjen e shumë personave. Duke iu referuar një raporti të publikuar nga agjencia e mjedisit në BE, zëdhënësja Ina Zhupa thotë se ndërtimet pa kufij duhen ndaluar dhe se 1 në 4 vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ajrit të ndotur
21 Shtator 2020, 20:51 -
Raporti i BE: Në Shqipëri 23% e vdekjeve vjen nga ndotja, në Europë një në 8 persona
Në bazë të raportit të fundit të agjencisë së mjedisit në BE (EEA), një në tetë vdekje në Evropë ka si shkak ndotjen. Në raport theksohet se faktorë të tillë si ajri dhe ndotja akustike, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi ndaj kimikateve, kanë kontribuar në13% të të gjitha vdekjeve.
21 Shtator 2020, 20:41 -
Tirana qyteti më i pastër, Ina Zhupa: Fake News, vlerësohet kryeqyteti më i ndotur i Europës
Një ditë më parë, zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës publikoi për mediat një raport, që sipas saj Banka Botërore e rendit Tiranën si një nga qytetet më të pastra në Ballkanin Perëndimor. Një lajm i tillë është konsideruar si Fake News nga Partia Demokratike.
5 Qershor 2020, 12:30 -
COVID-19 parkon makinat, pastron ajrin! Më pak ndotje se një vit më parë
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka kryer për periudhën 28 Mars-5 Prill 2020 monitorimin e cilësisë së ajrit urban për treguesin PM10 (grimcat e pluhurit me madhësi 10 mikron) ne stacionet në Tirane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vërehet se ka një ulje të vlerës se grimcave te pluhurit në ajër me pak se gjysma e vlerave te lejuara.
9 Prill 2020, 20:55 -
Koronavirusi pastron ajrin në Kinë, paralizimi i fabrikave ul ndotjen
Imazhet satelitore kanë treguar një rënie dramatike të niveleve të ndotjes mbi Kinën dhe e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e paralizimit të punës në pjesën më të madhe të fabrikave në vend për parandalimin e koronavirusit.
1 Mars 2020, 14:08 -
Raporti: Shqipëria dhe Maqedonia më të ndoturat në Europë për 2020
Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë. Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë.
23 Janar 2020, 07:20 -
Kosova e para në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit, Shqipëria nga fundi
Të dhënat, për vdekjet në vlerë absolute, janë publikuar së fundmi nga Agjencia Europiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Europë – 2018” dhe janë përpunuar nga Monitor në raport me popullsinë e vendeve përkatëse. Informacioni i referohet vitit 2015.
8 Nëntor 2018, 09:31 -
Ndalimi i importit të makinave para 2010, Marika në 'Report Tv': Rritet cilësia e ajrit, s'preken mjetet në qarkullim
Drejtoresha e Mjedisit, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Klodiana Marika e ftuar në studion e 'Report Tv' ka sqaruar ndalimin e makinave të prodhuara para vitit 2010 në vend.
25 Shtator 2018, 15:22 -
Ministri Klosi publikon vendimin, ja çfarë do të ndodhë me makinat me mbi 10 vjet përdorim pas 1 janarit
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me grupet e interesit. Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim.
22 Shtator 2018, 14:35