TIRANË - Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi u bëri apel të rinjëve që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë. Kryeministri Edi Rama tha se është rënë dakord me operatorët në Shqipëri, që për 5 javë të ketë 50% më shumë internet mobile falas.
"Ju lutem si Krishtit e Muhamedit, mos dilni xhiro po rrini në shtëpi", shkruajti Rama teksa shpwrndau nw rrjetet sociale video-mesazhin.
Kryeministri Edi Rama tha se është rënë dakord me operatorët në Shqipëri, që për 5 javë të ketë 50% më shumë internet mobile falas, ndërsa të ofrohet mundësi për aksesin falas në platformat edukative për mësimin online.
"Ne ishim përgatitur qysh herët dhe kemi qenë tërë kohës në koordinim me operatorët për mbarëvajtjen dhe sigurinë e mirëfunksionimit të rrjeteve dhe shërbimeve që rrezikohen nga një kolaps i pjesshëm apo i përgjithshëm si rezultat i përdorimit të internetit sidomos në shërbimet celulare. Falë bashkëpunimit të deritashëm është siguruar me gjithë vështirësitë kudo ku ka qenë e mundur dhe në respekt të kufizimeve normative, aksesi në pikat kryesore të shitjes dhe shërbimit ndaj klientit. Më shumë 350 teknikë janë të autorizuar të qarkullojnë në terren gjatë gjithë ditës për të mirëmbajtur infrastrukturën e rrjeteve dhe për të mos lënë për një kohë të gjatë pajtimtarët pa shërbime bazë. Në funksion të situatës ekipet teknike në terren mund të jenë edhe më të shpeshta, megjithë mangësitë e natyrshme dhe besoj të mirëkuptueshme nga ju në situata si ju , është krijuar në kuadrin territorial një kordon asistence sociale dixhitale jetëgjatësia e të cilit do të varet nga sensi i përgjegjshmërisë i secilit prej nesh. Në kushtet kur shumica e qytetarëve po ushtrojnë një pjesë shumë të rëndësishme, pjesën më të madhe të veprimtarisë së tyre online, dhe kur po bëhet një përpjekje e madhe për të mos ndërprerë falë opsioneve online mësimdhënien për nxënësit e shkollave, përmes AKEP kemi inkurajuar fuqishëm operatorët, sipërmarrësit, ata që janë të angazhuar në rrjetet dhe shërbimet elektronike, të ofrojnë për pajtimtarët mundësi shfrytëzimi maksimale dhe cilësore për internetin me kushte sa më të favorshme financiarisht. Duke pasur njëkohësisht, mbarëvajtjen teknike dhe qëndrueshmërinë e vetë rrjeteve.
Ofertat do të jenë të vlefshme nga nesër dhe deri në fund të muajit prill 2020. 50% më shumë internet mobile falas për një periudhë 5 javore, akses flas në internet në çdo platformë edukative përfshirë RTSH kanalin që mbulon shkollën. Mundësi për abonentë me kontratë të fiksit për të pasur akses në platforma edukative interaktive për fëmijë të çdo moshe, 60% më lirë krahasimisht me ofertën normale", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i bëri apel të rinjve shqiptarë që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë.
"Përshëndetje miq dhe uroj t ëjeni të gjithë mir, mbyllur në shtëpitë tuaja. Edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur dixhitale që e dini të gjithë ku bie, kishte përhapur fjalën nuk shkoj në zyrë nga frika. Në fakt unë kam qenë i detyruar të shkoj në zyrë se ma ka dashur puna, por kjo ësht ënjë kohë ku trimëri është të rezistosh më shumë pa dalë nga shtëpia. Kur del të dalësh vetëm nëse ke një punë të domosdoshme, pa u shoqëruar dhe të mos prishësh distancat kur shkon të blesh diçka. Po bëni të gjithë një përpjekje fantastike që do ta mbaj mend historia nëse nuk na e hedhin në plehra ata që nuk respektojnë ligjin e kësaj lufte. Janë shumë pak në krahasim me popullsinë por janë mjaft që të na e bëjnë gjëmën dhe të na e bejnë këtë luftë një tragjedi kombëtare me përmasa të paimagjinueshme, mos e dhëntë zoti. Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40% e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik i verbër në fuqinë e tij vrastare merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar, dhe më të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë 100% të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. Prandaj ju lutem të rinjve. gjimnazistë, studentë që dalin në lagje për ajrosje, që arrijnë të luajnë deri basketboll si një lagje në Tiranë, mes prës 16:00-18:00 të mos dalin nga shtëpia, se jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre", tha Rama.
Komente












Z./Bujar/,kur te te mbyllin ne dhomen e INFEKTIVIT dhe te mos te lene te dalesh as te dera e dhomes ,atehere dhe apartamenti jot I vogel do te te duket si 2000 m.c ,por atehere do jete shume vone.
PërgjigjuTe hengert korona ishallah mor ndyresire kryeminister,,,na thua rrini ne shtepi,,,po ne jetojme ne apartamente,,,,,kurse ti ke 2000 m katror,,,shtepi me oborr,,,pse nuk ndejte zotrote tek pallati qe kishe keto ditet e korones,,,,e ke kollaj te flasesh…….mut muti...
PërgjigjuGjynahe sa u thinj babai i kombit nga hallet e popullite apo ka lyere mjekren me boje të bardhe qe të duket si plak i urtë?!
PërgjigjuVetem ti e bene kete vend Z.Rama.Ky popull do vetem rregull dhe shkopin ne koke
PërgjigjuKy popull do shkopin ne b*the.
Une ste mora vesh asnje fjale. E kuptova qe u rrit dhe qe po merren dhe qe u ulen cmimet. Po aq gjate sa e the i humbi kuptimi
PërgjigjuAsgje stha vllai, pa merak. Ndaj smori vesh asnjeri asgje.
U dergoni fukarenjve produkte ushqimore ju lutem se po dalin rrugeve duke bere demostrata per buke pastaj keto tangerlliqet
PërgjigjuJo vetem ai mobile por dhe interneti fix duhet te ket te njetin obligim zoti Rama
PërgjigjuE kam fjalen tej kostoja jo tek Gigat....perdor pak trurin Kriza
Po interneti mobile se nuk e kuotova kte 50 %? Po fix e ka PA limit per gjithe muajin, ca do tjeter ti re.
Ka te drejte. Ky virus kinez eshte vrases dhe kini mendjen.
PërgjigjuZoti Rama ne jemi populli me i pa bindur ne bote! Vetem njeri qe nuk poja permend emrin na ka vene ne rresht dhe ne vite brejte pa e shkelur vizen keyo jemi ne,qe ti po mundohesh mei bind por jemi pate bindur keto jenane.
Përgjigju